Panorama Sport (Albania)

Çelsi kërcënon Kostën me 50 mln paund gjobë

Nëse spanjolli refuzon të rikthehet në stërvitje, e pret gjyqi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ende nerva të tendo sura mes Diego Ko stës dhe Çelsit. Sipas "Sunday Express", klubi anglez është gati të dërgojë në bankën e të akuzuarve ishsulmues­in e Atletikos së Madridit në rast se ai vazhdon të refuzojë që të rikthehet dhe stërvitet nën urdhrat e Antonio Kontes. Pas rikthimit të tij të sforcuar në skuadër dhe listën e Premier Ligës, refuzimi për t'u stërvitur mund t'i sjellë një gjobë deri në 50 milionë sterlina, përveç lamtumirës në janar apo qershor. Pikërisht zënkat dhe marrëdhëni­a e coptuar me teknikun italian janë shkaqet që numri 19 i bluve të Londrës të kërkonte me të gjitha mënyrat rikthimin e tij në Madrid, edhe pse nuk do të mund të luante dot për skuadrën e Diego Pablo Sim- eones deri në janar, për shkak të bllokimit të merkatos. Një shitje e sulmuesit 28vjeçar tek ish-klubi i tij do t'u kishte bërë mirë edhe kampionëve të Anglisë, sepse ai do të vazhdojë të paguhet me 185 mijë sterlina në javë dhe Konte e ka paralajmër­uar se

në skuadrën e tij e pret vetëm stoli, çka do t'i rrezikonte lojtarit Botërorin në rast se nuk luan në vazhdimësi. Paralajmër­imi i fundit për Kostën erdhi gjatë ditëve të fundit, kur trajneri i Spanjës, Hulen Lopetegui, nuk e grumbulloi për ndeshjet kundër Italisë

dhe Lihtenshte­jnit. Tani, përveçse i duhet të presë rikthimin tek Atletiko, rezervës aktuale të Alvaro Moratës në "Stamford Bridge" i leverdis që të stërvitet dhe respektojë detyrimet e tij kontraktua­le për të shmangur që të mos e gjejë veten përpara gjykatësve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania