Panorama Sport (Albania)

Venger: Këtë verë mund të shkoja te PSG

-

Arsen Venger zbulon disa nga prapaskena­t e merkatos së tij tek Arsenali, të cilën e stërvit prej 20 vitesh, por mund ta kishte braktisur këtë verë: "Mendova të largohesha për shkak të vështirësi­ve të mëdha me të cilën u përballëm gjithë sezonit. Mund të kisha stërvitur një klub tjetër. Cilin? Pata kontakte me PSG-në". Por, në qendër të merkatos, ishte Aleksis Sançez, i cili ishte gati e sigurt që do të largohej. Fillimisht, u përfol Bajerni, pastaj Mançester Siti, që bëri edhe ditën e fundit një ofertë prej 60 milionë paundësh. Por Venger sqaroi se ai nuk ishte kurrë pranë "qytetarëve". Nga largimet e mundshme te transferim­et e munguara. Arsenali tentoi deri në fund Tomas Lemarin dhe bëri një ofertë 100 milionë euroshe te Monako në 31 gusht. "Që të lësh të largohet një lojtar të këtij kalibri, duhet të jesh gati për ta zëvendësua­r, përndryshe askush nuk do ta kuptonte këtë zgjedhje. Ne e bëmë ofertën, por vetë lojtari shprehu dëshirën për të qëndruar në Principatë. Megjithatë, ne do të rikthehemi për të", premtoi tekniku francez. Pikërisht në lidhje me talentet e Monakos, trajneri i "topçinjve" zgjedh fjalë të ëmbla edhe për Kilië Mbapenë, i cili u transferua te PSG: "180 milionë euro do të kishin qenë tepër edhe për ne, por ai i meriton, sepse është një djalosh që bën diferencën. 90% e karrierës së futbollist­ëve varen nga skuadra që zgjedhin, por ai i takon atij 10% tjetër. Nuk ka limite për të. Ai mund të jetë Peleja i ri. Është vetëm 18 vjeç, por di që tani kur duhet të godasë apo pasojë. Ka potencial për t'u përmirësua­r ende. Shënon shumë dhe krijon raste për shokët. Këto janë karakteris­tika të një lojtari të madh. Duket sikur është 25 vjeç dhe nëse do të ketë motivimin e duhur do të mbërrijë larg". "Fair Play Financiar" humbet një nga mbështetës­it më të mëdhenj të mekanizmit. Gjatë intervistë­s për "Telefoot", trajneri i Arsenalit thotë: "Isha një mbështetës i saj, por sot mendoj ndryshe. Ajo duhet bërë nul, sepse nuk ka asnjë gjë më të keqe sesa një rregull që nuk zbatohet. Unë mbetem për kontrollin ndaj klubeve, por FPF nuk mund të mbijetojë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania