Panorama Sport (Albania)

Merkato “low cost”, por start i frikshëm, Interi buzëqesh në krye

Spaleti me nisje pozitive, por kujdes nga historia

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pas vendit të shtatë të sezonit të kaluar, pak shpresonin në një start në vendin e parë nga Interi. Megjithëse, duke parë fazën përgatitor­e të verës, mundësitë ishin më se të larta. Por, fitorja në fushën e Romës (ku zikaltrit në kampionat nuk fitonin prej 2008-ës së largët), ka qenë një injektim besimi për lojtarët dhe tifozët, të hidhëruar nga një merkato "lo_ cost". Prej 1997-ës deri më sot, në vetëm 6 raste Interi ka arritur të fitojë dy ndeshjet e para.

SE ONI 2002 200 - Ishte viti kur Ronaldo do të largohej drejt Realit të Madridit, por do të afrohej Hernan Krespo. Interi nis kampionati­n me një fitore në Empoli, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe gola (plot 7). Rezultati final do të ishte 3- 4 për zikaltrit (shënues Krespo, Havier {aneti, Di Natale dhe Rekoba për Interin| Vanuki, Adani dhe Tavano për Empolin). Në fund të sezonit, zikaltrit do të vendoseshi­n në vendin e dytë në klasifikim, me 6~ pikë.

SE ONI 200 200 Një sezon më pas, në drejtimin e Interit konfirmohe­t Hektor Kuper, me të cilin zikaltrit fitojnë përsëri dy ndeshjet e para të kampionati­t. Rolin e protagonis­tit e merr jo një sulmues, por një mbrojtës: Marko Materaci. Në ndeshjen e parë, Interi fiton në "San Siro" kundër Modenës në minutat e fundit, falë golave të Vierit dhe Materacit. Në javën e dytë vjen fitorja në fushën e Sienës, falë një goli të shënuar gjithmonë nga Materaci. Pavarësish­t një fitoreje prestigjio­ze në Londër kundër Arsenalit, ecuria jo pozitive në kampionat do të rezultojë fatale për Kuperin, i cili shkarkohet dhe vendin e tij e merr Alberto {akeroni. Në fund të sezonit, Interi renditet në vendin e katërt dhe {akeroni heq dorë nga stoli.

SE ONI 20 20 - Sezoni i largimeve të mëdha: Stankoviç, Kambiaso, Samuel, Milito dhe kapiteni Havier {aneti. Në stolin e zikaltërve bën debutimin Valter Maxarri, që merr vendin e lënë nga Andrea Stramaçion­i. Në kampionat Interi niset mirë, në javën e parë mposht Xhenoan me rezultatin 2-0, falë golave të Nagatomos dhe Palasios. Në ndeshjen pasardhëse vjen fitorja në fushën e Katanias me shifrat 3-0 (shënojnë Palasio, Nagatomo dhe Alvarez). Në përfundim të sezonit, zikaltrit renditen në vendin e pestë.

SE ONI 20 20 Interi i Roberto Mançinit ka një start

të frikshëm, me pesë fitore në po aq ndeshje. Protagonis­t absolut do të jetë Stefan Jovetiç, vendimtar që prej sfidës së parë kundër Atalantës (goli i tij në minutat e fundit i jep fitoren Interit). Në ndeshjen e dytë zikaltrit ndeshen përballë Karpit, takim i luftuar deri në

çastet e fundit dhe i fituar falë dopietës së malazezit (2-1 rezultati përfundimt­ar). Pas një faze të parë të shkëlqyer, në fund të kampionati­t zikaltrit do të renditen në vendin e katërt të klasifikim­it.

SE ONI 20 20 - Interi i ri i Luçiano Spaletit niset si mos

më mirë dhe me një protagonis­t të padiskutue­shëm: kapitenin Mauro Ikardi. Java e parë e vendos përballë me Fiorentinë­n, ende një "kantier ndërtimi" pas merkatos, me largimin e shtyllave të ekipit Borha Valeros, Vesinos (të marrë pikërisht nga Spaleti për të rindërtuar Interin), Bernardesk­it,

Kaliniçit (që përforcuan respektivi­sht Juventusin dhe Milanin), për të përmendur vetëm disa prej largimeve. Në Milano, ndaj skuadrës vjollcë, zikaltrit fitojnë me rezultatin 3-0, falë dopietës së Ikardit dhe golit të Perisiçit në fund të takimit. Në javën e dytë, Interi

përballet me Romën në "]limpico", me verdhekuqt­ë që kalojnë të parët në avantazh me Edin Xhekon. Mauro Ikardi është megjithatë ( përsëri) në mbrëmjen e tij dhe realizon një tjetër dygolësh që përmbys rezultatin. Vesino firmos rezultatin përfundimt­ar 3-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania