Panorama Sport (Albania)

Bentakur ka magjepsur Alegrin, mesfusha është “e blinduar”

"#holi" uruguaian është një siguri për bardhezinj­të

-

14 minutat e luajtura në stadiumin "Marassi" ndaj Xhenoas kanë qenë vendimtare: ndonjë tifoz "romantik" ka folur edhe për "dashuri me shikim të parë". Rodrigo Bentakurit i është dashur shumë pak kohë për të bërë të rrahin zemrat e juventinëv­e. Dhe e ka bërë falë aftësive, ashtu siç pritet gjithmonë te bardhezinj­të: pasime të sakta, presing kur duhet dhe personalit­et në fushë. Cilësi të cilat kanë kushtëzuar drejtuesit e Juventusit në merkato, pasi përpjekjet për një mesfushor të ri janë reduktuar edhe për "shkak" të tij. Rodrigo i ka bindur të gjithë: "Jam shumë i lumtur për Bentakurin, është shumë i zoti dhe ka pasur një rritje të madhe gjatë dy muajve të fundit", ishte shprehur Masimilian­oAlegri përpara se t'i jepte minutat e para në fushë kundër Xhenoas.

BESIM- Me Markizion dhe Khedirën shpesh jashtë fushave për shkak të dëmtimeve, shërbejnë më shumë alternativ­a në mesfushën bardhezi, pavarësish­t afrimit të Matuidisë. Mbi të gjitha, nëse do të vazhdohet projekti për të kaluar te moduli me 3 mesfushorë, për të dhënë më shumë siguri në mbrojtje. Ishi-i i Boka Zhuniorsit mund të jetë një zëvendës i Miralem

Pjaniçit. Ashtu si në "Marassi", kur në fushë mori vendin e boshnjakut. Madje, në minutat kur ndeshja ende nuk ishte vendosur (rezultati shënonte 3-2) dhe Alegri i ka dhënë besimin e tij. Megjithatë, Rodrigo, në rast nevoje, mund të zhvendoset edhe në krahun e djathtë, pa harruar edhe rolin e "shkatërrue­sit" në një modul me dy mesfushorë. Pra, një "xhol", i cili do të

përdoret me shumë mundësi më tepër se çfarë ishte menduar në fillim të verës. Në fund të fundit, besimi i është dhënë gjithmonë, meqenëse Marota bllokoi një vend ekstrakomu­nitari me uruguaiani­n, duke u detyruar në fund të vendoste mes Duglas Kostas dhe Danilos. Nuk do të kalohet në huazim, do të jetë një "Strotman i ri".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania