Panorama Sport (Albania)

“Derbi milane ” në janar për të marrë firmën e Arturo idalit

Dy skuadrat e Milanos, sfidë edhe për mesfushori­n

-

Milani ishte interesuar në momentin kur drejtuesit kuqezi kanë biseduar me Karl-Hainc Rumenigen për Renato Sançesin. Interi, në krahun tjetër, kishte gati një ofertë prej 60 milionë eurosh dhe miratimin e lojtarit, por është dashur të ndalet në fund përballë bllokimit ekonomik të urdhëruar nga "Suning". Arturo Vidal mbeti në Gjermani, por qëndron një objektiv konkret i të dy klubeve të Milanos, që do të rikthehen në sulm për mesfushori­n e klubit bavarez. Në qershor me siguri, por ndoshta që në janar. Në atë pikë, nëse nuk do të ketë zhvillime gjatë harkut të sezonit, do i mbetet vetëm një vit tjetër në kontratë me gjermanët, duke parë se akordi aktual skadon më 30 qershor 2019.

"NYJA" E PAGËS - Është e qartë që pa vitrinën e Ligës së Kampionëve, marrëveshj­a me Vidalin mund të jetë më e ndërlikuar për Milanin dhe Interin, pa harruar gjithmonë aspektin ekonomik. Nëse kileni nuk do të rinovojë, vështirë se Bajerni do të mund të kërkojë më shumë se 30 milionë për një 31-vjeçar, por kostot do të jenë të larta veçanërish­t për

pagën, pasi aktualisht Vidal përfiton 6 milionë çdo sezon në Mynih. Interi, përpara se "Suning" të shtrëngont­e buxhetin, kishte biseduar për një pagë prej 7,5 milionësh në vit. Ndërsa Milani kishte gati një kontratë të ngjashme me Bonuçin (8 milionë vjetorë).

ASPEKTI TAKTIK- Ndërsa në aspektin taktik, kileni do të ishte një

ndihmë e madhe si për Spaletin, ashtu edhe për Montelën (më shumë për trajnerin zikaltër, për modulin e tij të preferuar 4-2-31). Megjithatë, as tekniku kuqezi nuk ka aktualisht një mesfushor me karakteris­tikat e Vidalit dhe ky i fundit luan në më shumë se një pozicion, aftësi të cilën Montela e admiron te një lojtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania