Panorama Sport (Albania)

Hamilton turpëron Ferrarin në shtëpi

Valteri Botas dhe Sebastian Fetel në podiumin e Monzës

- OLGERT SERANI

Luis Hamilton fitoi "Grand Prix"- in ital ian dhe shënon fitoren e gjashtë sezonale dhe të katërtën në Monza në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik dominoi plotësisht garën që me shokun e skuadrës Valteri Botas kompletojn­ë "dopietën" e Mercedesit. Ka arritur një podium të çmuar në optikën e titullit botëror Ferrari i Sebastian Fetel, por humbi kryesimin e renditjes së përgjithsh­me. Hamilton udhëheq tashmë me +3 pikë ndaj Fetel. Vendi i katërt u regjistrua nga një super-Daniel Riçiardo, ndërsa Kimi Raikonen u mjaftua me vendin e pestë. Fundjava e përkryer e Hamiltonit dhe Mercedes, për më tepër vihet në skenë ky triumf pikërisht në shtëpinë e Ferrarit. Një garë që nuk pati histori: Luis imponohet që në kthesën e parë, duke performuar me kohë të frikshme shumë më të ulëta se sa ato të "kokëkuqes"; me Botas që blindon vendin e dytë në rolin e tij. Nuk ka surprizë të madhe në start me Hamilton që menjëherë shkëputet "flash" dhe Botas që, xhiro pas xhiroje, fiton ndjeshëm terren. Fetel e sheh veten pas dy "Shigjetave të Argjendta", ndërsa Ferrari tjetër i finlandezi­t mbetet i bllokuar mbrapa Force India të Okon dhe Uilliamsit të Strol. Momenti i vetëm i panikut në startin e garës ka si protagonis­t, për të ardhur keq, të zakonshmin Maks Verstapen pas kontaktit me Masën. I detyrueshë­m "pit stop"-i dhe rikthimi në pistë e pozicion të fundin holandezin e Red Bullit që, për fat të mirë, e mbyll në fundin në zonën e pikëve, i 10-ti. Raikonen përfiton nga ndalesa për të kapur të riun kanadez duke shfrytëzua­r në limite DRSnë. Gjithashtu, arrin të parakalojë edhe francezin për t'u pozicionua­r përkohësis­ht i katërti. Por, dhjetë xhiro nga fun-

BRITANIKU

di, "Djaloshi i Akullt" u detyrua t'i dorëzohet një "të çmenduri" si Daniel Riçiardo, i cili bëri një garë spektakola­re, duke rikuperuar nga vendi i 16-të për të mbërritur në vijën e finishit i katërti. Madje, australian­i është gjithashtu shumë afër edhe Fetelit në fundin e garës, me

interpreti­min e xhirove të shpejta, por gjermani arrin t'i rezistojë fort deri në valëvitjen e flamujve. Një garë emocionues­e edhe për makinat e tjera me motor Mercedesi: vendi i gjashtë dhe i nëntë për Force India e Okon dhe Perez, ndërsa Uilliams i Strol dhe Masës

kënaqen me vendin e shtatë dhe të tetë. Dy xhiro nga fundi përfundon gara për Fernando Alonson. Kësisoj, Mercedesi hipotekon me Hamiltonin suksesin e katërt radhazi në Monza. Përpara kampionëve të botës, rekordi ishte fiksuar në tri fitore radhazi dhe mbante

firmën e Lotus në sezonet 1972- 1974 dhe Ferrarit në 2002-2004. Gjithsesi, Botërori nuk ka përfunduar. Pas dy javësh, ndalesa e radhës është Çmimi i Madh i Singaporit. Tashmë nuk ka më dilema: kundër këtij Luis Hamilton nuk mund të gabosh kurrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania