Panorama Sport (Albania)

Hamilton: Fitore e lehtë, kemi motorin më të mirë

-

Luis Hamilton, për herë të parë këtë sezon, e sheh veten në krye të Botërorit, njëherësh i prish festën Ferrarit në shtëpi. "E adhuroj Italinë dhe pasionin e tifozëve të Ferrarit, të cilët janë fantastikë, - deklaroi britaniku i Mercedesit nga podiumi. - Kjo energji nuk shihet në ndonjë vend, ndoshta vetëm në Silverston. Kemi bërë një punë të mrekullues­hme me skuadrën. Besoj se motori i Mercedesit është më i mirë se ai i Ferrarit dhe këtë fundjavë ne e kemi treguar. Starti ishte i vështirë, megjithatë ka qenë një ditë e mrekullues­hme. Ekipi arriti të shfrytëzon­te maksimumin e makinës dhe ne gjithashtu po bëjmë më të mirën tonë". Kështu anglezi tregon "muskujt", mbështetur edhe nga një Mercedes që duket gjithnjë e më shumë sërish kandidat për titullin kampion. "Kemi kaluar nga një garë e fortë në një më të fortë. Po tregojmë forcën tonë të vërtetë. Nuk e di se përse Ferrari nuk ishte afër, por makina më dha një ndjenjë fantastike. Ishte më e lehtë fitorja sot (dje) se ajo e javës së kaluar. Kemi garuar pa presion, por që rruga është ende shumë e gjatë dhe në pistën tjetër Ferrari duhet të jetë më i shpejtë. Beteja do të vazhdojë. Të jesh në krye të Botërorit dhe këtë vit si, për herë të parë, është një ndjesi e mrekullues­hme pas dy fitoreve radhazi. Për më tepër, nga kjo fundjavë sjell në vëmendje 'pole position'-in e arritur, sepse ishte historik". Në të njëjtën "gjatësi vale", edhe bosi i Mercedesit, Toto Uolf. "Ishte një fundjavë më e lehtë sesa prisnim në prag. Ferrari si të shtunën dhe në garë nuk e gjeti ritmin e duhur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania