Panorama Sport (Albania)

Zbulohet Partizani i Iulianos, Basrak përfundon në tribunë

Reportazh nga seanca e parë e të kuqve

-

Partizani i trajnerit Mark Iuliano ka ngjallur shumë kureshtje, pasi skuadra e sezonit të ri nuk kishte kryer asnjë përgatitje në Shqipëri. Më në fund, të kuqtë janë zbuluar edhe për publikun dhe mediat vendëse, ku gjatë pasdites së djeshme, në kompleksin e FSHFsë në Kamzë, kanë kryer seancën e parë stërvitore. Ishte thënë që seanca do të niste në orën 17:30, por realisht filloi më herët. Të kuqtë zbritën në fushë që në orën 16:45. Lojtarët rezidentë në Itali, fillimisht u përshëndet­ën me shqiptarët dhe, më pas, nisën të kryenin në mënyrë individual­e disa ushtrime me top. Rreth orës 17:00 në fushë zbret edhe trajneri Mark Iuliano dhe ndihmësit e tij. Përpara fillimit të stërvitjes, trajneri kryen një prezantim të shkurtër para lojtarëve, ku u shpjegon edhe programin e seancës dhe planin e përgatitje­ve në vijim. Trajneri kërkoi që mediat vizive të filmonin pranë fushës vetëm në 5 minutat e para dhe, më pas, të gjithë përfaqësue­sit e mediave duhet të spostohesh­in te tribuna përballë. Përgatitje­t e para nisin nën drejtimin e përgatitës­it atletik Korado Sakone, që për rreth 20 minuta praktikoi disa ushtrime me karakter fizik dhe aerobik. Më pas, lojtarët, të ndarë në grupe të vogla, nisën vrapimet. Kjo pjesë zgjati aq shumë, sa të pranishmit thanë: "Këta e paskan ndarë mendjen, të bëjnë vetëm vrap...". Realdo Fili e la në mes stërvitjen, pasi pati një problem në këmbë dhe u detyrua të mbante akull.

100 tifozë - Duke mos pasur asnjë njohuri për ekipin, rreth 100 tifozë kanë qenë të pranishëm në ambientin stërvitor, ku me kureshtje kanë ndjekur përgatitje­t e ekipit. Nuk kanë munguar përshëndet­jet me idhujt e sezoneve të fundit. Më i përshëndet­uri nga tifozët ishte Xhevahir Sukaj, i cili për tifozët mbetet "njëshi" i Partizanit. Zv.trajneri Dosena - Trajneri Mark Iuliano pak u dëgjua në seancën e djeshme, por ndihmësi i tij Aleksandro Dosena e kishte të lartë tonin. Ndihmësi i Iulianos ishte personi që udhëhoqi pjesën e përgatitje­ve me top dhe ai nuk lejonte asnjë devijim të detyrave. Që lojtarët ta ngulisnin mirë urdhrin, ai detyrohej të ngrinte tonet. Ndërsa Iuliano, me qetësi, jepte udhëzimet e pjesës teknike.

Minindeshj­a - Seanca e djeshme zgjati 120 minuta dhe, në pjesën e fundit, trajneri i ndau lojtarët në dy skuadra. Me fushë të kufizuar, ata zhvilluan një ndeshje kontrolli, ku kontaktet me topin duhet të ishin vetëm dy herë. Kjo ndeshje shërbeu për të dhënë një imazh për formacion të mundshëm, por trajneri vijon ta mbajë enigmë formacioni­n për Laçin. Përveç Çanit dhe Filit që mbanin akull në këmbë, binte në sy linja jashtë e sulmuesit Milan Basrak, i cili e ndoqi ndeshjen duke u mbështetur te rrethimi i fushës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania