Panorama Sport (Albania)

Kukësi i hap “luftë” Eminit, bën gati dosjen për FIFA-n

Sulmuesi tetovar do vërtetojë autenticit­etin e firmës

- Skerdilaid Sulozeqi

Çështja e Izair Eminit për Kukësin, vetëm sa ka filluar. Drejtuesit këmbënguli­n se i kanë të gjitha shkresat në rregull. Ata kanë depozituar kontratën e lojtarit në FSHF, por kjo e fundit ka "gabuar", pasi në FIFA ka nisur vetëm marrëveshj­en në gjuhën shqipe, ndërkohë që "qeveria" europiane e kërkon në dy gjuhë. Gjithsesi, zyra juridike e Kukësit po përgatit dosjen për kundërpadi­në dhe pritet që shumë shpejt të depozitojë atë. Ata presin dëmshpërbl­im prej 250 mijë eurosh nga lojtari, pasi nuk ka moszbatim të kontratës dhe ka prishur atë në mënyrë të njëanshme. Nga ana tjetër, janë futbollist­i Izair Emini, klubi i Shkëndijës së Tetovës dhe Federata Maqedonase e Futbollit, të cilat do kërkojnë të drejtën e lojtarit. Pritet të hapet një "lojë" e rëndë në këtë proces, pasi klubi i Kukësit dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të përballen me kontratën e parë të Eminit, e cila përfundont­e sapo Kukësi të mbyllte aventurën në Kupat e Europës. Pretendime­t - Kjo çështje mund të shkojë dhe më tej në organet penale, pasi lojtari pretendon se, në mënyrë absolute, nuk ka firmosur një kontratë të re me Kukësin. Klubi, nga ana tjetër, thekson se lojtari ka firmosur pas ndeshjes me Sherif Tiraspolin, më datën 19 korrik, ndërkohë që Emini ka qenë me shokët e ekipit në autobus dhe, fill mbas saj, është larguar për në Maqedoni, gjë që e vërteton dhe sistemi doganor. Kontrata e re që klubi pretendon, e lidh lojtarin me verilindor­ët deri më datë 31 maj të vitit 2018. Lojtari dhe avokati i tij do të kërkojnë analiza të hollësishm­e për autenticit­etin e firmës, kohën kur është vendosur firma etj. Ky proces do nxjerrë në pah sistemin dhe mënyrën sesi institucio­net funksionoj­në në Shqipëri, sidomos qeveria e futbollit shqiptar dhe klubet. Të gjitha palët janë të vendosura për këtë betejë, ndërsa Emini dhe përfaqësue­si i tij ligjor, nëse do ta kërkojë situata, do bëjnë dhe kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve të klubit, sidomos juristit të klubit për falsifikim. Ndërsa prej tyre do ndiqen të gjitha hallkat e gjykatave sportive për të ruajtur të drejtën. Të njëjtën gjë thotë dhe klubi se do t'i shkojë deri në fund këtij procesi.

Situata - Emini po vijon stërvitjen me Shkëndijën e Tetovës dhe tashmë konsideroh­et si lojtar i tyre, ndërsa ekipi i drejtuar nga Milinkoviç vijon me intensitet të lartë stërvitjen, duke mos njohur as festa dhe as të dielën si pushim. Trajneri serb kërkon me çdo kusht Superkupën e Shqipërisë, ndërkohë që u ka bërë me dije të gjithë lojtarëve rëndësinë e këtij takimi. Presidenti kërkon që të shtojë në "arkivë" trofeun e radhës, ndaj çdo rezultat tjetër, veç fitores, do ishte zhgënjyes për numrin një të klubit, i cili ka treguar se nuk kursen askënd kur nuk përmbushen objektivat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania