Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, festival golash ndaj të rinjve

Skuadra e Duros triumfon në testin e fundit

- Ermal Sika

Flamurtari i Shpëtim Duros shkatërron ekipin e U- 19 të kuqezinjëv­e. Me rezultatin e thellë 11- 0, vlonjatët i kanë mbyllur me fitore ndeshjet miqësore, një javë përpara nisjes së kampionati­t. Trajneri Shpëtim Duro, ishte i detyruar që në këtë ndeshje miqësore të bënte disa ndryshime në formacion, për shkak të dy mungesave kryesore, portierit Nurkoviç që është grumbullua­r me Kombëtaren e Kosovës, si dhe mungesës së mbrojtësit Veliu i cili është i dëmtuar. Pjesa e parë - Flamurtari do të kalonte në avantazh qysh në fillim të takimit me sulmuesin Alvesh që gjen rrugën e rrjetës që në minutën e parë. Skuadra e Duros do të tregonte "dhëmbët", ndaj ekipit të të rinjve. Pollozhani do të shënonte me kokë, duke cuar shifrat bë 2- 0. Do të ishte sërish Pollozhani që rreth minutës së 20-të, pas një goditje nga

jashtë zone do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin të këtij takimi miqësor. Pak minuta më vonë, është Danilo Alvesh që gjen rrugën e rrjetës si pasojë e një gabimi të mbrojtes së ekipit U-19. Shifrat shkojnë 4- 0. Por nuk përfundon me kaq. Në fund të

pjesës së parë Mara i ekipit të të rinjëve do të shënonte një autogol, që do të ishte rrjeta e pestë.

Pjesa e dytë - Fraksioni i dytë i lojës do të niste me aktivizimi­n e të gjithë lojtarëve të stolit. Kështu në këtë 45 minutësh Duro ka hedhur në

fushë, Liçajn, Mustën Tushin, Qarrin, Nezirajn, Kamaran, Hoxhën, Nacin, Mazen e Bocajn. Ra në sy edhe debutimi në këtë miqësore i lojtarit të ri të Flamurtari­t Ibrahim Tungara. Qysh në minutat e para të kësaj pjese, u vu re paraqitja pozitive e dy lojtarëve që u ak-

tivizuan, Liçajt dhe Kamaras, që ishin në formë të mirë. Në minutën e 55-të, është Hoxha ai që mendon për të thelluar rezultatin duke e cuar në 6-0. Më pas Liçaj duket se merr në dorë frenat e lojës, duke shërbyer edhe si organizato­r. Ai shërben për Kamaran që do të shënonte tre gola njëri pas tjetrit në çdo pesë minuta, në minutën e 60', 65' dhe 70'. Më pas është Hoxha, ai që realizon me kokë në minutën e 80- të. Në fund mendon për ta mbyllur Bocaj, i cili vilos rezultatin 11- 0 për ekipin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania