Panorama Sport (Albania)

Analiza e Gjylës: Buxheti i Lushnjës, në limitet e mbijetesës

-

Ish-trajneri i Lushnjës në disa periudha të ndryshme, Ilir Gjyla, në një intervistë për "Panorama Sport" ka folur rreth përfaqësim­it të skuadrës në sezonin e ri futbollist­ik. Edhe pse një ekip me të ardhura minimale, sipas Gjylës, Lushnja e sezonit të ri do të jetë kompetitiv­e, për shkak se ka ruajtur boshtin e lojtarëve. Profesor, Lushnja është ngjitur në Superiore pas tri viteve mungesë. Si e shihni kampionati­n e ri?

Për të qenë i sinqertë, kam marrë informacio­n në median sportive dhe nuk e kam ndjekur skuadrën e Lushnjës. Nga informacio­ni që kam marrë, mendoj se Superiorja është marrë seriozisht. E shikoj në aspektin e afrimit të futbollist­ëve. Është ruajtur kontingjen­ti i vitit të kaluar. Ka dhe afrime. Edhe pse nuk e di gjendjen e të afruarve, nga interesimi i klubit mund t'u them se pjesëmarrj­a në elitë është marrë seriozisht.

Mund të na bëni një parashikim për ekipin në elitën e futbollit shqiptar?

Një parashikim është shumë shpejt, sepse kampionati është për t'u filluar. Lushnja ka bërë disa miqësore, por, për mendimin tim, me disa ekipe që janë shumë poshtë nivelit të saj. Nuk ka bërë ndeshje për t'u kolauduar. Përjashto dy miqësoret e para në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit që nuk ishte as 50% e skuadrës që është sot, Lushnja që të kolaudohej duhet të zhvillonte takime miqësore me ekipe të nivelit të saj, të Superiores. Atëherë mendimi do të ishte më i saktë për ecurinë. Megjithatë, interesimi i klubit më bën që ecuria të jetë pozitive. Ndërkohë infrastruk­tura vazhdon të ketë probleme. Do të ndikojë kjo në paraqitjen e ekipit?

Pa dyshim! Ajo çfarë kam unë më kryesore dhe kjo është ana tjetër e medaljes, që më bën mua të frikësohem dhe që mendoj unë se frikëson edhe stafin aktual të Lushnjës, është ana e infrastruk­turës. Kam frikë se mungesa e një fushe stërvitore do ta ndjekë Lushnjën negativish­t. Skuadra ka nevojë të hapet. Trajnerët kanë nevojë të shprehen në ide dhe futbollist­ët të shprehen në fushë. Ndërkohë që fusha mungon. Personalis­ht, do të isha në mendimin që Lushnja të kishte një terren për stërvitje dhe le të bënte disa ndeshje jashtë fushës. Për mendimin tim, terreni do t'i konsolidon­te për kushtet e lojës. Lushnja ka brenda futbollist­ë të eksperienc­ës që nuk do ta ndjenin se ku do të luanin si vendndodhj­e. Dhe, ka një tifozëri, një publik mbështetës që ia plotëson këtë boshllëk, sepse e ndjek në qytetin e tij. Me pjesëmarrj­en dhe mbështetje­n për 90 minuta tifozëria e Lushnjës përcjell në fushën asnjanëse klimën agonistike të stadiumit "Roza Haxhiu". Unë mendoj që edhe stafi, edhe drejtuesit kanë kërkuar terrenin, pastaj stadiumin. Në këto kushte, çdo trajner do të kërkonte fushën stërvitore për të zhvilluar javën përgatitor­e.

Bashkia ka dhënë 400 milionë lekë të vjetër për ekipin. Mendoni se janë të mjaftueshm­e?

Nuk është ndonjë shumë e madhe, sepse nuk është 100% për ekipin. Është për klubin, ku janë përfshirë disa zëra si: energjia elektrike, licencimi në FSHF, pagat e personelit, etj., por ama mendoj se është një shifër në limitet e mbijetesës në Kategorinë Superiore. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania