Panorama Sport (Albania)

Rinovon Selimaj, Cungu: Pres edhe një goditje

Trajneri: Nuk jemi plotësuar, kemi ende nevojë për afrime

- ADMIR URUÇI

Erind Selimaj mbetet kuqeblu. Pas kërkesës së vetë lojtarit për rishikim të kushteve të kontratës, më në fund palët kanë gjetur akordin dhe dje paradite është zgjatur zyrtarisht marrëveshj­a për një tjetër sezon. Pas disa ditësh negociata, portieri ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin, duke sjellë rrjedhimis­ht edhe "blindimin" e katërkëndo­rit. Kështu, Selimaj së bashku me të riun Alen Sherri, do të jenë portierët e Vllaznisë për sezonin e ri. Pavarësish­t tentativav­e për të afruar një tjetër portier, shkodranët nuk kanë gjetur dot të duhurin. Më shumë se 6 të tillë erdhën gjatë fazës përgatitor­e në provë, por asnjë nuk bindi.

MERKATO - Merkatoja e Vllaznisë mund të quhet thuajse e përfunduar. Megjithatë, nuk përjashtoh­et mundësia e ndonjë surprize në limit. Kur dihet që tregu i shitblerje­ve në vendin tonë mbyllet më 6 shtator, vend për të bërë ndonjë transferim brenda vendit ka. Mungojnë emrat konkretë, por deri mesnatën e së martës shkodranët shpresojnë që të "godasin". Sulmi mbetet reparti që nuk ofron siguri, por edhe qendra e mbrojtjes. Gjetja e lojtarëve shqiptarë për këto dy pozicione duket shumë e vështirë, por drejtuesit nuk i kanë humbur shpresat. Armando Cungu, edhe pas takimit miqësor me Deçiçin, theksoi se skuadra nuk është kompletuar plotësisht. Ai hapur e tha që pret afrime. "Afrimet që kemi bërë në përgjithës­i janë pozitive. Por, këta lojtarë ende nuk janë në 100% e mundësive të tyre. Kjo edhe për shkak të kohës, pasi na janë bashkuar më vonë në stërvitje. Por, besoj se shumë shpejt këta lojtarë do të kapin formën e tyre më të mirë. Për sa u përket afrimeve, për momentin nuk mund të them asgjë. Jemi në momentet e fundit të merkatos. Ekipi ka nevojë për plotësimin e disa pikave të rëndësishm­e. Por, në këto momente, gjithçka duket e vështirë", u shpreh numri një i Vllaznisë, ndërsa e thotë hapur që pret ende prurje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania