Panorama Sport (Albania)

Tomori shlyen 250 milionë lekë borxhe

"Nuk kemi më borxhe, tani do të ringremë skuadrën"

- ERIS SYLYKU

Tomori pastrohet nga borxhet. Gazeta "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se klubi ka arritur që të shlyejë të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, duke hequr në këtë mënyrë një "barrë" të madhe që mbartte prej vitit 2010. Mësohet se beratasit kanë pasur disa detyrime të prapambetu­ra ndaj institucio­neve shtetërore apo bizneseve private, të cilat kapnin shifrën e më shumë se 250 milionë lekëve të vjetër. Këto detyrime kanë qenë të shpërndara në disa subjekte të ndryshme. Klubi i detyrohej OSHEE-së gati 118 milionë lekë të vjetër dhe UKBK (Ujësjellës Kanalizime Berat) rreth 15 milionë e 450 mijë lekë. Gjithashtu, drejtuesit aktualë kanë shlyer edhe borxhet e prapambetu­ra të tatimeve, të cilat shkonin në 120 milionë lekë. Në listë ka edhe biznese private apo emra të përveçëm, një pjesë e të cilave nuk i janë shlyer ende detyrimet për shkak të mungesës së dokumentac­ionit në dosje. Megjithatë, ata do të rishikojnë përsëri këto dosje në mënyrë që të shlyejnë të gjitha detyrimet. Mësohet se deri në këto momente janë likuiduar rreth 97% të totalit të borxheve, afat i shlyerjes ky brenda një periudhe 2-vjeçare, 2015- 2017.

KLUBI

Në një komunikatë zyrtare enkas për gazetën, klubi i Tomorit ka treguar me imtësi çdo gjë për sa u përket këtyre borxheve. "I kemi dhënë pothuajse fund shlyerjes së borxheve, teksa na kanë ngelur vetëm 3% e tyre. Gati më shumë se 250 milionë lekë vetëm shpenzime të prapambetu­ra nga viti 2010 deri në 2015. Të gjitha këto detyrime janë likuiduar gjatë një periudhe 2-vjeçare, falë mbështetje­s së kryebashki­akut Petrit Sinaj, i cili e ka mbështetur dhe do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë edhe në vazhdim. Nuk duam të merremi se kush e ka fajin, por e rëndësishm­e është që tashmë do të kemi një buxhet të plotë që do t'i kushtohet vitit që vjen. Kemi bërë një punë të mirë në menaxhimin e skuadrës gjatë dy sezoneve të kaluara, ku edhe pse me borxhe, arritëm të ngjiteshim në Kategorinë e Parë dhe ta pozicionon­im skuadrën brenda pesë ekipeve të kreut", u tha fillimisht në deklaratën e dhënë për gazetën. THIRRJA

Më tej, klubi u ka bërë thirrje të gjithë sponsorëve që t'i bashkohen Tomorit dhe ta ngjisin këtë klub në majën e futbollit elitar. "Jemi të hapur për të hyrë në bisedime me çdo investitor serioz për të financuar klubin dhe për të bërë një bashkëpuni­m të mirë. Tashmë që çdo borxh është në zero, ne jemi plotësisht të bindur për një projekt madhor, i cili do të ringrinte edhe një herë emrin e madh si dikur. Tifozeria është një nga më të mirat e gjithë vendit tonë, teksa mbështetje­n e tyre e kanë treguar edhe në Kategorinë e Dytë duke mos anashkalua­r asnjë ndeshje të skuadrës së tyre. Besojmë se kemi bërë një punë të mirë në ndërtimin e skuadrës. Kemi vendosur në krye një trajner apasionant, i cili kërkon shumë dhe do gjithmonë më të mirën nga skuadra. U kërkojmë pa diskutim të gjithë lojtarëve që të impenjohen maksimalis­ht dhe të japin gjithmonë më shumë se maksimumin. Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të mbetemi korrekt me rrogat, duke mos ia mohuar asnjërit kontributi­n dhe djersën në fushën e lojës", përfundon deklarata e klubit beratas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania