Panorama Sport (Albania)

Sadiku rikthehet titullar, titullar, Panuçi Panuçi ka ka dilema në mesfushë

Roshi: Roshi: De De Biazi Biazi më më liberal, liberal, ëndërrojmë ëndërrojmë parakalimi­n parakalimi­n e e Italisë Italisë Llullaku Llullaku do golin golin e e parë parë si si kuqezi kuqezi kundër kundër Maqedonisë Maqedonisë Trajneri Trajneri vëzhgoi vëzh

- VLADIMIR MEMA

Për Odise Roshin nuk ekziston e pa mundura dhe do japin 100% në çdo ndeshje, me shpresën se mund të arrijnë edhe vendin e dytë. Në konferencë­n e djeshme për shtyp para mediave, fieraku i Kombëtares nuk vendos limite, por shpreson që fillimisht të dalin me tri pikë nga Maqedonia, edhe pse do ishte i kënaqur edhe me një barazim. Sipas tij, me fqinjët pret një ndeshje shumë agresive.

Me Lihtenshte­jnin zhbllokuat ndeshjen. Si ka mundësi që pavarësish­t gjendjeve që ke pasur gjithë këto vite, ke qenë ndër lojtarët më decizivë?

Po e nis fillimisht me ndeshjen, ku pavarësish­t se të gjithë menduan se ishte e lehtë, të gjithë dinë të luajnë futboll, siç e pësuam edhe kundër Luksemburg­ut. Nuk ishte ndeshje e lehtë, pjesën e parë kemi pasur disa probleme sepse ata kanë luajtur në mbrojtje. Jo se kemi luajtur dobët, kemi bërë një pjesë të parë të mirë, ku kemi krijuar 3-4 raste. Pjesën e dytë pastaj arritëm të shënonim 2 gola dhe morëm një rezultat të pastër 2-0. Në klub pak a shumë e kam nisur fazën përgatitor­e pa problem, kurse ndeshjen e parë kam luajtur shumë pak. Më pas kam pasur një problem në gju ku kam ndenjur 3 javë jashtë dhe jam rikuperuar, por nuk kam pasur shumë minuta.

A ndiet në ndonjë moment frikë për një disfatë ndaj Lihtenshte­jnit se ndoshta nuk do ta fitonit atë ndeshje?

Nuk ka skuadra të lehta, e mendoja ndonjëherë si me Luksemburg­un, ku shënova golin e parë, por pastaj pësuam dy gola. Megjithatë, kisha besim se do e fitonim këtë ndeshje pa probleme.

Në 2011 Shqipëria ka luajtur ndeshjen e fundit me Maqedoninë në një miqësore në Prilep dhe atmosfera nuk ka qenë shumë e qetë. Çfarë prisni të ndodhë kësaj here?

E mbaj mend ndeshjen ndaj Maqedonisë para 5- 6 vitesh, ka qenë atmosferë jo e mirë me thirrje raciste. Shpresoj që të martën të jetë ndeshje "Fair-Play" dhe pa probleme.

Si e shihni ndeshjen me Maqedoninë, tani që e kaluat Lihtenshte­jnin?

Me Maqedoninë është një ndeshje shumë e vështirë, sepse ata kanë shumë elementë të mirë në skuadër dhe unë i njoh 2- 3 lojtarë. Kanë marrë 3 pikë kundër Izraelit dhe do të jetë një ndeshje shumë agresive.

Do të ishit të kënaqur edhe me një pikë, pasi ndoshta siguroni edhe vendin e tretë?

Më e mira është gjithnjë trepikëshi, por edhe kur del me pikë në një fushë kundërshta­re është gjithnjë pozitive.

Nga lojtarët e Maqedonisë njiheni më mirë me Zhutën, me të cilin edhe mund të përplaseni në fushë. Keni pasur kontakte gjatë kësaj jave për përballjen?

Gjatë javës nuk kam folur. Zhuta ma njeh lojën dhe unë atij, por shpresoj të dal fitues unë.

Nga ndryshon De Biazi nga Panuçi?

Më pëlqen loja e të dyve, se luajnë të dy me krahët dhe për pozicionin tim është shumë e rëndësishm­e. De Biazi do thosha që është pak më liberal.

Po e mendoni vendin e dytë tani?

E pamundura nuk ekziston. Do japim 100%, çfarë do marrim pastaj është gjë tjetër.

Si u ndiet për mungesën e Balës, duke qenë se njiheni mirë?

Bekimin e njoh prej 11 vitesh, e njohim lojën e njëritjetr­it. Është kënaqësi të luash kundër tij, sepse është një lojtar goli. Shpresoj të rikuperohe­t sa më shpejt, pasi ka pasur një problem me gjurin.

 ??  ?? FQ. 19
FQ. 19
 ??  ?? Shqipëria duke festuar fitoren ndaj Maqedonisë në Shkodër
Shqipëria duke festuar fitoren ndaj Maqedonisë në Shkodër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania