Panorama Sport (Albania)

Plori i sigurt: Ky, viti i Kastriotit për Superioren

-

Edhe pse nuk është pjesë e Kastriotit, Elvis Plori, ish-trajneri i krutanëve në sezonin 2015-2016, i ndjek me interes zhvillimet në Kategorinë e Parë, por kryesisht ato që ndodhin te Kastrioti. Prej dy vitesh, tekniku i njohur është trajner moshash tek akademia "Internacio­nal Tirana". Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri Plori bën një analizë të përgjithsh­me të ecurisë së skuadrave. Profesor, si po ndiheni tek Akademia, teksa keni dy vite aty?

Ndihem shumë mirë dhe punoj me një dëshirë të madhe tek kjo akademi. Është e vetmja në Shqipëri që punon me projekt dhe strategji për futbollist­ët e rinj dhe të ardhmen e tyre, ku përqendrim­i është që këta sportistë të luajnë jashtë vendit.

A ju mungon Kategoria e Parë?

Normal që më mungon, sepse atje kam shumë kujtime të bukura dhe adrenalina atje është më e madhe, por e kam e kam parë të arsyeshme të rri edhe këtë vit këtu. Më duket se nuk ka ardhur momenti im të shpreh atë që di të bëj më mirë.

U përfol sikur kishit kontakte me Luftëtarin, si qëndron e vërteta?

Është e vërtetë që unë kam qenë afër Luftëtarit, por zgjedhja që bëri presidenti Tavo ishte më e mira për arsyet e tij.

A i ndiqni zhvillimet e fundit në Kategorinë e Parë?

I ndjek me interes, por jo deri në detaje.

Drejtonit Kastriotin përpara dy sezonesh, çfarë ju kujton ajo kohë?

Kastrioti i dy sezoneve më parë, më kujton një ekip që u ndërtua për Superiore. Pastaj patëm heqje pikësh dhe ndryshim presidence. Gjë që e vuajtëm në fund, gjithsesi grupi dhe harmonia që kishte ajo skuadër ishte pika më e fortë.

Cili është kujtimi më i mirë dhe më i keq që keni nga kjo skuadër?

Kujtimi më i mirë, fitorja me Besëlidhje­n, ku skuadra zbriti në fushë vetëm 10 minuta përpara. Ndërsa më i keqi, ndeshja e parafundit në Peshkopi me Korabin.

Një tjetër shkodran synon ngjitjen e Kastriotit në Superiore, a mendoni se do t'ia arrijë?

Jo vetëm shkodran, por edhe një shok dhe koleg shumë i ngushtë i imi. Kam besim të plotë te Samueli, i cili ka dëshirën dhe vullnetin për ta ngjitur në Superiore dhe them ky do të jetë viti për të rikthyer Kastriotin në Superiore.

Si e shikoni merkaton e bërë deri më tani nga krutanët? Merkato është mjaft e goditur, ka ndërthurje mes lojtarëve me eksperienc­ë dhe të rinjve të talentuar.

Kastrioti e nis në transfertë me Burrelin, skuadër që në kohën kur ishit ju trajner, barazimi i marrë ju hoqi mundësinë për t'u ngjitur. Çfarë u sugjeroni krutanëve?

Të kenë maturi në veprimet mbrojtëse dhe të jenë konciz në rastet që u jepen, pasi luajnë në një fushë ku nuk kalohet lehtë.

Cilën shihni si rivalin më të fortë të krutanëve?

Nuk duhet të nënvlerëso­het asnjë skuadër, por di të them se Besëlidhja, Dinamo dhe Tërbuni mund të befasojnë.

Së fundi, a keni pasur ndonjë ofertë nga ndonjë ekip i së Parës?

Kam pasur, jo një, por disa në të dy grupet, por siç e theksova edhe më parë, akoma nuk jam i bindur për t'u rikthyer. LIRIDON PASHA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania