Panorama Sport (Albania)

Berisha: Barazimi u vendos nga një moment i diskutuesh­ëm

-

Etrit Berisha ka lënë të kuptohet se Shqipëria e hedhur në fushë në pjesën e parë nuk kishte funksionua­r dhe se vetëm pasi u ndryshua skema e lojës, ajo filloi të luante përsëri. Pas ndeshjes, ai u shpreh për TVSH se kuqezinjtë kishin filluar të funksionin siç duhej vetëm pasi në fushë hynë Basha dhe Memushaj, duke u kthyer me rreshtimin e përdorur në periudhën e De Biazit. "Të them të drejtën ishte një pjesë e parë jo e mirë, por me ndërrimin e Bashës dhe Memushajt, ka ndryshuar loja jonë dhe filluam të kemi epërsi numerike në mesfushë, ndaj erdhën shanset. Si pasojë erdhi goli, që ishte i merituar në pjesën e dytë. Pastaj ishim duke udhëhequr dhe duhej të mbroheshim, por erdhi penalltia që dua ta shoh, se ishte e dyshimte. Nuk e di, edhe pse fola me gjyqtarin, nuk ndryshoi gjë. Mund të them se pasi barazuan, morën forcë dhe deshën ta fitonin ndeshjen, por ne u munduam me të gjitha forcat ta mbronim të paktën rezultatin, se një pikë është e vlefshme në këtë moment dhe u munduam që të krijonim mundësi kundërsulm­i, por nuk ia arritëm", tha lojtari, që flet për ndryshimin e pozicionit të Alioskit në fushë, që ishte dje ndër më të mirët. "Mund të themi që në pjesën e dytë, Alioski ndërroi krahun dhe kishte mundësi më të mira të rrezikonte portën. Por ai vendim i gjyqtarit, apo një moment i diskutuesh­ëm, vendosi barazimin. Përndryshe ne ishim kompaktë në mbrojtje dhe i bënim ballë me jo shumë vështirësi", vazhdoi portieri, që komenton ndeshjen ndaj Spanjës. "Për mua është ndjenjë e mirë, kur kam topa për të mbrojtur, kur kam shanse para portës. Është shumë më mirë kjo ndeshje sesa ndaj Lihtenshte­jnit. Do të mundohemi ta përgatisim, pasi dihet edhe mundësia se sa kemi kapacitet për të luajtur me ekipet e mëdha, sidomos jashtë. Me siguri do të mundohem të jap gjithçka për të bërë më të mirën", mbylli Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania