Panorama Sport (Albania)

Përgjigjen juventinët, tregojnë rastin e kontaktit Uest-Inzagi

-

VAR-i është e ardhmja e futbollit, është muaji i parë eksperimen­tal dhe rastet për debat, siç dihet, janë të shumta dhe nuk ka përfunduar këtu. Teknologji­a e re, megjithatë, është kthyer edhe në një urë për të rikthyer kujtimet e së kaluarës, që nuk harrohet kurrë. Duke përmendur një rast, kujtohet penalltia e famshme në sfidën Juventus-Inter, të 26 prillit të vitit 1998, për faullin e paakorduar në dëm të Interit, pas përplasjes ballore mes Iulianos (atij që tashmë ndodhet në stolin e Partizanit) dhe Ronaldos nga arbitri Çekarini. Rezultati ishte 1-0 për Juven, në klasifikim bardhezinj­të renditeshi­n mbi zikaltrit, fitorja u hapi rrugën juventinëv­e për titullin kampion. Interi mbeti me hidhërimin e lojtarëve, nga Simoni, te Morati. Por edhe e gjithë tifozëve, për një gabim sipas tyre të qartë. Një hidhërim, pra, asnjëherë i harruar.

Kështu të hënën, në Kove-rçiano, Masimo Morati ndërsa fliste për VAR-in, tha se "heq emocionet e vërteta të ndeshjes", duke shtuar: "E pranoj se, në vitin 1998, do të kishte qenë shumë i nevojshëm". Gjatë asaj kohe po diskutohej për të vendosur moviolën në fushë. A do mund të anashkaloh­ej "thumbimi" i ishpreside­ntit të Interit, në një polemikë Inter-Juve që zgjat nga kohët e largëta dhe që në vitin '98 i parapriu skandalit "Calciopoli"? Jo, kjo është normale.

Kështu që dje juventinët kanë menduar të shohin përsëri Juve-Interin e asaj të diele të 19 viteve më parë dhe kanë zbuluar që në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 1-0 për Interin, Taribo Uest ishte mbështetur mbi shpatullat e Filipo Inzatit për t'i ndalur manovrën, në zonën e rreptësisë interiste. Për vlerën mediatike, ky episod nuk do të mund të krahasohet kurrë me debatin për Ronaldon. Por, siç thonë juventinët, për VAR-in nuk ka krahasim: nëse njëri rast cilësohet penallti, ashtu është edhe tjetri. Nga një pikë për secilën palë, topi në qendër gati për sfidën e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania