Panorama Sport (Albania)

Bonaventur­a: uk e prisja blerjen e Bonuçit

Mesfushori i Milanit* Është ende herët për titullin

-

"Xhek" Bonaventur­a është gati për t'u rikthyer në fushë për Milanin. Pas tërheqjes së pësuar në sfidën e "San Siro"-s, kundër Shkëndijës së Tetovës, takimi i vajtjes për "play-off"-et e Ligës së Europës, mesfushori dhe një prej liderëve të kësaj skuadre që nga sivjet ka nisur një cikël të ri, është gati që të vihet në urdhrat e trajnerit Montela. Edhe pse e ka ndjekur nga tribuna në dy ndeshjet e para në kampionat, 180 minuta që kanë sjellë maksimumin e pikëve për "Djallin", por gjithsesi, ai nuk kërkon të nxitohet dhe të karikojë me presion veten dhe shokët e tij. "Pas dy fitoreve të para në kampionat jemi të lumtur, por nuk duhet të jemi kaq euforikë. Dëgjoj menjëherë zëra dhe besim për titullin kampion, por unë besoj se që në vitin e parë të riformimit do të jetë e vështirë që të luftojmë për atë. Juventusi, Roma dhe Napoli në vitet e fundit kanë treguar se janë më përpara sesa ne. Ndërsa ne duhet thjesht të punojmë në qetësi, pa presion dhe të përmirësoh­emi për të mbërritur sa më shpejt në nivelin e tyre, - vazhdon Bonaventur­a, i cili nënvizon gjithashtu edhe surprizën e këtij fillimsezo­ni. - Ai që më ka mahnitur më shumë është Kutrone, jo vetëm për cilësitë, por mbi të gjitha për urinë që tregon në fushë, qoftë titullar, ashtu sikurse kur i jepen pak minuta. Është një futbollist, i cili mund të na japë shumë". Bonuçi - Më shumë sesa nga Kutrone, surpriza më e bukur për Xhakomo Bonaventur­ën është blerja e Leonardo Bonuçit. "Nëse kishte një lojtar që nuk prisja të bëhej pjesë e jona, ai ishte Leonardo Bonuçi. Një futbollist me cilësitë e tij na bën shumë më të fortë, na garanton eksperienc­ë dhe karizëm. Dukej e vështirë që të largohej nga Juventusi, por jam i lumtur që është pjesë e jona. Edhe afrimet e tjera në skuadër kanë qenë të rëndësishm­e dhe këtë entuziazëm që kemi duhet thjesht ta menaxhojmë me kujdes. Liga e Europës, një objektiv i yni? Është një kompeticio­n i rëndësishë­m dhe ne duhet të japim më të mirën që t'i shkojmë deri në fund. Natyrisht që, me kalimin e tureve, edhe niveli do të rritet, por ne nuk do të kapemi të papërgatit­ur. Numri 10? E kisha menduar, kur Honda e liroi, por nuk doja që të ndryshoja sërish numër, sepse fundja nuk është që më peshon shumë kjo gjë", përfundoi Bonaventur­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania