Panorama Sport (Albania)

Superkupa e Tiranës, leksion futbolli Kukësit

Bardheblut­ë shkëlqejnë, verilindor­ët inekzisten­të në fushë

- ADELA MERKO

Super-Tirana merr Su perkupën dhe u jep leksione futbolli kampionëve në fuqi të vendit. Bardheblut­ë ishin surpriza më e bukur e kësaj finaleje dhe jo vetëm se ia dolën, apo se pamë një lojtar cilësor si Maveje në fushë, por dukshëm treguan se kishin një filozofi loje shumë më të qartë se kundërshta­rët dhe, për këtë, meritë ka edhe trajneri. Ofruan siguri, dëshirë dhe ambicie për ta marrë atë kupë dhe më e rëndësishm­ja: dëshmuan se kjo skuadër nuk është kurrsesi për Kategorinë e Parë, me gjithë respektin për ligën. Goli në frymë e fundit i Hoxhallari­t, çon në 11 numrin e Superkupav­e dhe në 51 numrin e trofeve, që, për fat të keq, vjen sërish nga një mbrojtës. Tirana vazhdon të ketë "makthet" e sulmit, pasi krijon pambarimis­ht, por vuan për ta dërguar topin në rrjetë. Një problem që duhet ta zgjidhë, pasi tani nuk do të luajë as për mbijetesë e as për mesin e tabelës, por për të qenë e para dhe e vetmja në grup. Kukësi, edhe pse mban ende "kurorën" e kampionëve, dje nuk bëri thuajse asgjë. DOMINIMI

Kukësi- Tirana nis krejt ndryshe nga ndeshjet që ofroi gjysma e dytë e kampionati­t të fundit. Futboll i bukur dhe, mbi të gjitha, një Tiranë prezente në fushë. "Shkëndija" e parë vjen në të 6-ën prej Karabecit që harkon një top gati perfekt, por ndërhyrja e Koliçit është përcaktues­e. Bardheblut­ë për minuta me radhë e bëjnë "autostradë" krahun e djathtë, ndërsa Kërçiku dhe Sentamu shfaqen të papërmbajt­shëm. Por si Çelhaka dhe Greca nuk gjetën dot rrjetën, sa prej goditjeve të gabuara, aq edhe për meritë të portierit të Kukësit. Verilindor­ët u "zgjuan" vetëm në të 13-ën, por tentativa e ish- it Elis Bakaj gjen vetëm rrjetën e jashtme. Supremacia e bardhebluv­e duket në të 17-ën, kur dhurojnë një aksion model në krahun e djathtë. Kërçiku pason saktë për Dajën, por devijimi i mesfushori­t prek vetëm rrjetën e jashtme. Tirana shton presionin, aq sa detyron Shametin që të shkaktojë faull ndaj Grecës në mesfushë. Ishte i verdhi i dytë për gjirokastr­itin, ndaj prej minutës së 28-të Kukësi e sheh vetën me 10 lojtarë. Në minutat e mbetura të kësaj pjese, rastet janë të panumërt, por rezultati mbetet i barabartë. AVANTAZHI

Ze Maria u beson titullarëv­e, ndërsa Milinkoviç largon Alijevin inekzisten­t në fushë për një tjetër blerje,

Kërkotiçin. Por edhe ky i fundit nuk ndryshon asgjë. Panorama e lojës nuk ndryshon, me Tiranën që sheh gjithnjë përpara. Në të 53-ën, Sentamu për pak sa nuk shënon, por ishte Koliçi që ia mohon gëzimin. Pak sekonda më vonë, Hoxhallari provon me një nga

gjuajtje nga distanca, por portieri i Kukësit është i vëmendshëm. Mbrojtësi nuk ndalet dhe në të 63- ën lëshon një predhë drejt zonës në goditje dënimi, por "fluturimi" i gardianit është vendimtar. Pas 5 minutash vjen tasti më i mirë për Kukësin, kur Guri shfaqet

në një pozicion të volitshëm, por gjuajtja e tij me të djathtën shkon jashtë kuadratit. Ngoo, i sapofutur në fushë, jep "shkëndija", por nuk gjen rrjetën. Kur po dukej që ndeshja do të shkonte në shtesa, mendoni Hoxhallari që të sillte qetësinë. Mbrojtësi jep jo vetëm avantazhin,

por edhe Superkupën me një supergol nga 25 metra distancë. Këtë herë as Koliçi nuk ia del. Shtesa nuk sjell surpriza, por vetëm daljen e Turtullit me të kuq, pas dy të verdhëve. Në "Selman Stërmasi" nis festa legjitime dhe ajo u takon të... zotëve të shtëpisë.

 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Skuadra e Tiranës duke festuar me trofeun e Superkupës
Fotot: F.Hazizllari Skuadra e Tiranës duke festuar me trofeun e Superkupës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania