Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: E doja këtë trofe, na mundën me qarkullim topi

-

Mlladen Milinkoviç ka mbetur i zhgënjyer nga humbja, ndërsa të keqen e sheh te mesfusha dhe qarkullimi i ngadaltë i topit. Trajneri i Kukësit e pranon se Tirana e meritoi fitoren, megjithatë më shumë është surprizuar nga loja e të tijve, që nuk ishte në nivelin e duhur. "Të jem i sinqertë, nuk e prisja humbjen. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, por asgjë nuk shkoi ashtu si e kishim parashikua­r. Nuk e qarkulluam shpejt topin, hasëm vështirësi në këtë drejtim. Disa lojtarë ishin të vonuar, ndaj erdhi edhe humbja. Kishim shumë probleme në kontrollin e topit dhe pikërisht atje fitoi Tirana. Lojtarët kundërshta­rë luajtën shumë thjesht, me pasime dhe në krah, duke na krijuar probleme. Këtë gjë duhej të bënim dhe ne, por nuk e realizuam diçka të tillë. Për mua nuk është një surprizë loja e Tiranës, por mënyra se si luajtëm ne. Ata fituan me meritë, sepse kishin më shumë raste, edhe pse ne kishim disa të pastra", u shpreh fillimisht për mediat numri një i stolit të verilindor­ëve. Superkupa ishte "kushti" i vendosur nga presidenti Safet Gjici, megjithatë trajneri thekson se edhe ata e donin këtë trofe. "Jo vetëm presidenti, por të gjithë donim ta nisnim me trofe. Tashmë duhet vetëm që të mbledhim forcat, pasi kemi kampionati­n përpara. Merkatoja është mbyllur tashmë, por unë kam besim që me këtë grup do të jemi aty ku duhet", theksoi serbi. Alijev dhe Kërkotiç thuajse inekzisten­t, megjithatë trajneri mendon se nuk ishin të vetmit. "Nuk është se ishin vetëm ata të dy keq, pasi edhe shumë lojtarë të tjerë nuk dhanë maskimin. Humbja erdhi prej të gjithëve", përfundoi Milinkoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania