Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: I mundëm me lojë të bukur

“Doka? Luajmë për stemën, jo emrin mbrapa. Me Halilin, tani jemi si në 'muaj mjalti'”

- ADELA MERKO

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, u shfaq i lumtur që kishte realizuar në mënyrën më të mirë objektivin e parë që i kishte caktuar klubin, fitimin e Superkupës. Pas ndeshjes ndaj Kukësit, ai komentoi për "Supersport", jo vetëm sfidën në fjalë, por edhe atë që pret nga ekipi i tij në vazhdim. "Unë jam i kënaqur për të dyja, se skuadra duhej të fitonte dhe skuadra e bëri duke luajtur futboll të bukur, për moralin e skuadrës, për të sjellë tifozët te ne. Ishte një fillim i mirë sezoni, skuadra mundi kampionët duke luajtur futboll të bukur, fillojmë nga kjo", ka thënë fillimisht braziliani i pankinës. I pyetur për raportin me presidenti­n Refik Halili, Ze Maria tregoi se nuk ka asnjë krisje. "Tani jemi në muaj mjalti, por do të ketë edhe ditë të vështira. Presidenti më ka plotësuar të gjitha kërkesat, duke më afruar lojtarë shumë cilësorë. Një prej tyre është Maveje".

SITUATA PAS RËNIES

"Kanë ndryshuar shumë gjëra nga viti i kaluar, sot (dje) ishin 5 lojtarë të rinj, kanë ndryshuar trajner, nuk e di çfarë ka ndodhur. Me vjen keq që luajmë në Kategorinë e Dytë, por është stimul të arrish

në të Parën. Kishim 3 objektiva këtë vit, një e arritëm. Tani na mbetet të punojmë shumë për t'i sjellë dy të tjerët", theksoi Ze Maria. GJENDJA E SULMUESVE

Dje Tirana vuajti shumë përpara portës, madje goli i

vetëm erdhi nga një mbrojtës. Sulmuesit Sentamu dhe Ngoo nuk arritën të shënonin ndaj Kukësit, edhe pse i patën rastet. "Kanë ardhur tre lojtarë të rinj, Junus, Majkëll dhe Greca, që dinë të bëjnë gola. Portieri i tyre ishte i aftë, edhe moduli

do t'i ndihmojë lojtarët të shënojnë. Do të punojmë për këtë. E di që ka pasur probleme, jam këtu për të ndihmuar t'i zgjidh këto lloj problemesh", deklaroi trajneri brazilian. KATEGORIA E PARË

Ze Maria nuk e njeh realitetin e Kategorisë së Parë, por gjithsesi është i bindur se Tirana do ta kalojë me sukses këtë sezon. "Do të stërvitemi, e them gjithmonë që ne do të luajmë gjysmën e ndeshjeve në fushën tonë dhe do të kemi detyrim t'i fitojmë ndeshjet në shtëpi. Pastaj e dimë që pjesa më madhe e takimeve jashtë do të jenë me skuadra që mbyllen

mbrapa, por do të përgatitem­i për këto sfida".

DOKA DHE TË RINJTË

Trajneri konfirmoi qëndrimin e Dokës, si dhe foli për të rinjtë, të cilët pritet të afirmohen. "Nga ajo që di, Doka duhet të rrijë, ma ka thënë presidenti. Më ka thënë që ekziston mundësia të largohet, por në janar. Ai është lojtar si të gjithë të tjerët, i trajtoj të gjithë njëlloj, nuk ka yje këtu. Është një skuadër që quhet Tirana, luajmë për një stemë para, jo emrin mbrapa, të gjithë. Ai është lojtar që ka shumë potencial dhe shpresoj që mund ta ndihmoj për këtë rritje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania