Panorama Sport (Albania)

FSHF lë nam me ceremoninë dhe kontestohe­t, Kukësi e braktis

Pikantet e ndeshjes në “Selman Stërmasi”

-

Një skenë që nuk ngrihej në këmbë, FSHF-së iu prish plani për ceremoninë e dorëzimit të Superkupës. FSHF kishte përgatitur një skenë të re me harkun e fituesit, nën të cilin do të qëndronin futbollist­ët e ekipit të Tiranës. Në këtë hark u ngjit me shpejtësi edhe logoja e skuadrës fituese. Por nëse bazamenti i saj u vendos pa probleme, punonjësit që po merreshin me ndërtimin e kësaj skene nuk ia dolën ta ngrinin në këmbë. Ndonëse provuan për disa minuta që të ndërtonin skenën, ata në fund u dorëzuan, pas udhëzimit të sekretarit të FSHF-së, Ilir Shulku, dhe ceremonia e medaljeve dhe trofeut u zhvillua vetëm me një pjesë të dekorit. BRAKTISJA - Humbja me Tiranën zhgënjeu pa masë Kukësin. Kur nisi të bëhej ceremonia e dorëzimit të medaljeve, përveç stafit teknik të kampionëve në fuqi, nuk ishte i pranishëm asnjë lojtar. Të gjithë u larguan në heshtje drejt dhomave të zhveshjes, duke braktisur ceremoninë e FSHF-së. Edhe pse në futbollin shqiptar ky nuk është rasti i parë që klubi humbës largohet para kohe, sërish lë një shije të keqe dhe konfirmon se klubet tona e kanë të vështirë të pranojnë disfatën. Megjithatë, realiteti është se kjo ndodhi me Kukësin... TRIBUNA - Superkupa i mbledh të gjithë në stadium. Veç presidenti­t të FSHF-së, prezent dje ishte edhe trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi, si dhe ai i U-19, Erjon Bogdani. Prezenca e Armand Dukës blindoi sektorin VIP, pasi ishte rrethuar nga "security". PËRPLASJA - Një dyluftim mes Bakajt dhe Dajës shoqërohet me "xixa". Ka debat verbal, por me kërkesë të Juxhin Xhajës bëjnë paqe. Në atë moment, tifozët bëjnë edhe humor, ndërsa në kor dëgjohen: "puthe, puthe". DËMTIMET - Alla dhe Kale e pësojnë një ditë para ndeshjes. Mbrojtësi dhe mesfushori i Kukësit kishin pësuar tërheqje dhe për këtë motiv e panë ndeshjen nga tribuna dje. PËRKTHYESI - Dalja me të kuq e zv.trajnerit Papa, bëri që në ndihmë të Milinkoviç­it të vihej portieri Ervis Koci. Ai qëndroi në këmbë, po aq sa trajneri, pasi u jepte direktivat shokëve.

 ??  ?? Punonjësit e FSHF-së nuk arritën të ngrinin dot një pjesë të skenës për ceremoninë dhe e hoqën
fare nga fusha
Punonjësit e FSHF-së nuk arritën të ngrinin dot një pjesë të skenës për ceremoninë dhe e hoqën fare nga fusha
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano duke ndjekur
takimin e djeshëm
Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano duke ndjekur takimin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania