Panorama Sport (Albania)

Hoxhallari: Fal kupë dhe Superkupë për... Superioren

"Më ka ecur, pasi gjuajtjen e kam të fortë"

- ADELA MERKO

Erjon Hoxhallari ësh të gati që të falë Kupë dhe Superkupë për Superioren. Edhe pse gëzimi që përjetoi pas golit nuk ka çmim, kur bën llogaritë, preferon më shumë elitën. Gjatë intervistë­s së dhënë dje për mediat, mbrojtësi i linjës së majtë zbulon se ajo gjuajtje perfkete nuk ishte rastësi.

Erjon kur bëni gola, mendoni që të jetë edhe kryevepra?

I quani ju të tilla, duke qenë se janë nga distanca. Por kjo është pak fjalë e madhe. Unë jam i lumtur vetëm që goli im erdhi në fund, evituam shtesën dhe morëm një trofe. Shpresoj që kjo Superkupë të sjellë mbarësi për këtë sezon.

E menduat që do të shkonte në rrjetë?

Ai ishte qëllimi dhe për fat shkoi në rrjetë. Rastësi nuk mund ta quaj gjithsesi, pasi edhe në stërvitje i praktikoj shpesh të tilla goditje. Më ka ecur se e kam edhe gjuajtjen të fortë (qesh).

A e keni një dedikim? No koment (qesh)...

Cili ishte mesazhi më i veçantë që keni marrë në telefon?

Të them të drejtën, ende s'e kam parë dhe as nuk e kam ndezur madje. Por urimet e para i mora këtu "live", prej të gjithëve. Nga shokët dhe trajneri.

Një sezon i vuajtur dhe absurd. Merrni Kupë dhe Superkupë, por ratë nga kategoria?

Ishte një sezon shumë i vështirë të them të drejtën. Tirana s'e kishte menduar e, aq më pak, të binte një kategori më poshtë. Na qëlloi ne që ta përjetonim këtë fat të keq. Por shpresoj që të mos zgjasë shumë dhe të rikthehemi aty ku e kemi vendin.

Do t'i falnit këto trofe për Superioren?

Normalisht që po, me shumë dëshirë madje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania