Panorama Sport (Albania)

Duka: Tirana nxori mësime, klubet janë më të organizuar­a

Presidenti i FSHF-së: E merituan, prisni një kampionat më të mirë

-

Armando Duka vlerëson Tiranën, ndërsa mendon se tashmë kanë nxjerrë mësimet nga gabimet e sezonit të fundit. Pasi akordoi edhe trofeun e Superkupës, presidenti i FSHF-së në një deklaratë të dhënë për mediat foli për kampionati­n që starton të shtunën, por edhe për Kombëtaren. "Ndeshje e bukur. Tirana e meritoi, sepse luajti më mirë se ekipi tjetër. Pati disa raste. Me sa kuptohet, ka nxjerrë mësime nga edicioni i kaluar dhe tani gjërat po i bën më mirë. Kush punon, merr dhe frytet e punës. Uroj që edhe sezoni i ri të jetë po kaq i mirë. Kam parë që skuadrat janë përgatitur shumë mirë. Uroj që të kemi një kampionat me sa më shumë të ardhura, lojëra të mira, sa më shumë cilësi e lojtarë dhe 'fair-play' e në fund spektatorë. Kam shumë besim se të gjithë këto gjëra do të jenë shumë të arritura, duke parë lëvizjet e lojtarëve dhe atë që kanë bërë klubet deri më sot. Jam i bindur se do të jetë një sezon më i mirë se paraardhës­it e tij. Merkato ka qenë shumë e mirë këtë verë. Është investuar më shumë. Në kompleks, klubet tani janë më të organizuar­a dhe kjo do të bëjë që të kemi një kampionat më të bukur", theksoi Duka. Kur pyetet për nisjen me vonesë të kampionati­t, ai me shumë diplomaci u përgjigj: "Edhe po ta kishim nisur më herët, do të ishin ankuar të tjerë përse nuk e nisëm më vonë dhe nuk do ta gjenim dot asnjëherë të vërtetë". Numri një i "qeverisë" së futbollit komentoi edhe Kombëtaren, si dhe organizimi­n e ndeshjes nga maqedonasi­t, që ishte shumë herë më e mirë nga serbët. "Rezultati për mua ishte shumë i kënaqshëm. Brenda objektivav­e. Një rezultat na konsolidon në vendin e tretë. Mund të kishim marrë më shumë pikë, por edhe mund të kishim ardhur edhe pa pikë. Jemi të kënaqur. Ishte një ndeshje me rrezikshmë­ri të lartë. Ishte e organizuar shumë mirë dhe ne morëm një pikë ndaj një kundërshta­ri që luajti më mirë se të gjithë edicionin. Në Maqedoni shkoi shumë më mirë se sa në Serbi. Duhet ta pranoj se organizimi ishte më lart se në Beograd", përfundoi presidenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania