Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, një peshk prishi planet e Panuçit

Trajneri s'e priti mirë, ndryshoi gjithçka pak orë para sfidës

- Nga i dërguari ynë në Maqedoni, GENTJAN ALINANI

Vazhdimësi­a e suk sesit dhe arritja e objektivav­e është një miks mes punës, vendosmëri­së, por ndonjëherë duhet edhe shumë fat. Sidomos kur bëhet fjalë për futboll, ky i fundit ka shumë rëndësi. Por, në momentin kur me punë dhe me talentin e tij duket se po gjente vazhdimësi­në me ekipin kombëtar, fati "tradhtoi" Eros Grezdën. Mesfushori kuqezi pati një incident pak orë përpara ndeshjes me Maqedoninë, pasi pësoi një helmim nga ushqimi dhe e kishte të pamundur aktivizimi­n. Pavarësish­t se trajneri Panuçi vendosi ta merrte në stol, lojtari nuk ishte i gatshëm për të luajtur. "Panorama Sport" e raportoi lajmin në momentin kur ai po bënte analizat me stafin mjekësor pranë hotelit "Gligorov" në orët e paradites dhe gjithçka u konfirmua në mbrëmje.

HELMIM ME PESHK - Ndoshta duket e çuditshme, sepse helmimi nga ushqimi duhet të përfshinte një grup të madh lojtarësh, por vetëm organizimi i Grezdës reagoi keq dhe i shkaktoi probleme shëndetëso­re. Mësohet se skuadra ka konsumuar peshk në mbrëmje dhe lojtari ka ndier shqetësime disa orë pasi darkoi me ekipin. Kjo gjë e pengoi që Grezda të luante me Maqedoninë, pavarësish­t se dëshira e tij ishte e madhe të zbriste në fushën e lojës.

ISHTE TITULLAR - Po, po. Do të luante me Maqedoninë, madje që nga fillimi i ndeshjes. Mesfushori i Osijekut e kishte të garantuar vendin në formacioni­n bazë pas performanc­ës së mirë që bëri në ndeshjen ndaj Lihtenshte­jnit dhe në "Mlladost" të Strumicës do të rreshtohej pas Sadikut me Roshin dhe Hykën. Në këtë mënyrë, Llullaku do të përfundont­e në stol. Burime të sigurta i konfirmuan gazetës se Grezda ishte parashikua­r në 11-shen bazë për sfidën e së martës, por planet e trajnerit u prishën shumë pak orë përpara ndeshjes. Diçka që në fakt u kuptua sepse Llullaku u zëvendësua që në përfundimi­n e pjesës së parë, sepse në fakt nuk pritej të luante. I pafat ishte Grezda, por ndoshta edhe trajneri Kristian Panuçi, që me 22-vjeçarin në fushën e lojës mund t'i kishte surprizuar maqedonasi­t. Ndoshta është një detaj, por në futboll detajet vendosin fatin e ndeshjeve...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania