Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja u rraskapit për një çarter, Maqedonia na dha leksion

Biletat me çmim të lirë, policët të sjellshëm

-

Ndoshta Maqedonia e përdori stadiumin e Strumicës për të shmangur prezencën e tifozëve shqiptarë. Aludim që është me vend, por ndoshta e bëri që ta menaxhonte mjaft mirë këtë sfidë dhe për këtë fakt, e çoi ndeshjen të luante aq larg. Mirëpo, gjithçka e bënë të dukej shumë "bukur" dhe organizimi ishte i mirë. Policët u sollën në mënyrë korrekte me gazetarët, po ashtu si edhe me tifozët, pavarësish­t se prej tyre kërkonin zbatimin e rregullave për biletat dhe të impononin pak frikë për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.

PA ÇARTER- Por nëse Maqedonia e bëri lëvizjen e saj për ta dërguar ndeshjen në Strumicë, FSHF- ja nuk iu përgjigj me të njëjtën monedhë. Kuqezinjtë nuk u treguan të zgjuar për marrjen e një çarteri nga Tirana drejt Shkupit dhe pastaj rrugën e mbetur ta bënin me autobus. Shqipëria u nis 2 ditë para ndeshjes për të shmangur lodhjen, por sigurisht që ajo ishte e pamundur. Të udhëtosh 300- 400 kilometra nuk është e lehtë. Biletat- Por FSHF- ja nuk u tregua aspak e zgjuar as në ndeshjen me Lihtenshte­jnin. Stadiumi "Elbasan Arena" dukej thuajse i boshatisur sepse u shitën shumë pak bileta. Çmimet ishin shumë të larta, për një kundërshta­r që vinte thjesht sa për shëtitje. Nëse do të ishin më të lira, sigurisht që do të kishte prani më të lartë të tifozëve. Në Strumicë, pavarësish­t se luhej një ndeshje shumë e rëndësishm­e si ajo mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, biletat ishin shumë të lira. Nga gabimet shpeshherë mësohet, por FSHF-ja vazhdon të përsërisë të njëjtat...

 ??  ?? Ndihet lodhja, trajnerit i mbyllen sytë në stadium...
Ndihet lodhja, trajnerit i mbyllen sytë në stadium...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania