Panorama Sport (Albania)

Llullaku ngatërron autobus, polici maqedonas lexon "Panorama Sport"

Memushaj harron Dukën, Ajeti pi birrë

-

Ora shënonte 22: 30. Nën gumëzhimat e forta të tifozëve shqiptarë, u dëgjua fërshëllim­a e trefishtë e gjyqtarit. "Urdhëroi" ekipet të futeshin në dhomat e zhveshjes, tifozët të largoheshi­n. Dikush i lumtur dhe dikush i zhgënjyer. Shqiptarët ankoheshin për penalltinë, ndërsa maqedonasi­t e kishin me fatin. Përqafime të ngrohta, ndërrime fanellash dhe shumë miqësi mes lojtarëve në fushë.

ATMOSFERA - Kjo, pak i intereson policisë. Një nga një afrohen në daljet e stadiumit duke formuar kordonë në mënyrë që të garantonin sigurinë. Katër makina policie rrugore, disa furgonë të tejmbushur me forca të ndërhyrjes së shpejtë prisnin që të gjithë lojtarët e Kombëtares të futeshin në autobus. I pari që del është Llullaku, por ka gabuar. Është radha e maqedonasv­e që duhet të futen në autobusë. Një polic e ka kuptuar dhe i thotë që të futet sërish brenda në dhomat e zhveshjes. Pandev me shokë largohet dhe është radha e shqiptarëv­e. Të gjithë ndalen në stendën e vendosur për mediat. Kaluan shumë minuta. Roshi ishte i fundit. "Odi, nxito o burrë! Vetëm ty po të presim", i thotë njëri prej rojeve private. Mesfushori përgjigjet shpejt e shpejt dhe të gjithë marrin rrugën drejt hotelit. Duhen 5 minuta për të arritur. Nisemi pas autobusit. Na kanë premtuar që do të futemi brenda këtë herë. NUK QËNDROJNË - Lojtarët që e kaluan natën në Strumicë numërohesh­in me gishtat e dorës. Shumë prej tyre u rikthyen për të marrë çantat dhe për t'u nisur në destinacio­net përkatëse. Dikush preferon Shkupin. Grupi ishte i madh i atyre që filluan të përqafohes­hin me njëri- tjetrin për t'u ndarë. Roshi, Basha, Memushaj, Grezda, Lila, Hyka, Llullaku, Ahmedi, Memolla, Balliu nisen menjëherë pa humbur kohë. Strakosha është i pari që i pret në holl. Edhe ai do të largohet. Pak metra më tutje, në një zonë disi më të fshehur, Etrit Berisha po darkon me familjen e tij. MEMUSHAJ "HARRON" DUKËN - Në momentet e para, presidenti Duka nuk shihej në asnjë cep. Memushaj hedh hapat drejt derës dalëse, por një zë e ndalon. "Memu. Po mua s'më takon ti". Është presidenti i FSHF- së, Armand Duka, i cili afrohet në holl. "Po nuk të pashë fare", ia kthen mesfushori me vlonjatësh­en e miksuar me theksin italian. Takohen dhe Lediani largohet. FRESKOHET ME BIRRË - Barazimi në Maqedoni po perceptohe­j si një rezultat

pozitiv. Dikush shuan etjen me ujë, por ka edhe nga ata që ia lejojnë vetes një birrë. Pas lodhjes duket më e shijshme. Arlind Ajeti largohet me shishe në dorë, pas tij edhe Veseli. Mbrojtësi i buzëqeshur i përshëndet të gjithë, me dorën në të cilën mban shishen e birrës.

MAVRAJ ME BATUTA - Ai që prish heshtjen që kishte pllakosur në hollin e hotelit "Gligorov" është Mërgim Mavraj. Ka batuta për çdo moment. Merr pjesë në çdo foto që shkrepet. "Mos, mos bërtisni shumë! Ndoshta po flenë këta gjumashët", thotë mbrojtësi duke bërë humor me shokët e skuadrës që nuk po qëndronin aty. Qëndrojmë pak minuta dhe largohemi në drejtim të hotelit tonë.

NORMALITET- Pak orë më vonë, Strumica nuk është më e policisë, por e qytetarëve. Vizitojmë qendrën dhe blejmë gazetat për të lexuar se çfarë kanë shkruar mbi ndeshjen. "Sport. No", thotë shitësja. E kuptojmë që nuk ka gazetë sportive, por blejmë dy të tjera. Nisim ta shfletojmë, por nuk ka asnjë gjë të shkruar për ndeshjen. "Ndoshta shkruajnë nesër. Ishte shumë vonë ndeshja", na shpjegon kamerieri.

"PANORAMA SPORT"Ndodhemi 300 kilometra larg Tiranës, në hyrje të qytetit të Kavadarcit dhe po kthehemi për në Shqipëri. Pas ndalesës në një pikë karburanti, i marr leje policit për të bërë një kthesë që në bazë të rregullave nuk lejohet, por duam t'i biem më shkurt. "Po. Mund të kaloni. Vetëm bëni pak kujdes duke kontrollua­r të dyja anët e rrugës", na thotë me mirësjellj­e. E kupton që jemi shqiptarë dhe pyet me kuriozitet. I them se punoj në "Panorama Sport" dhe mendohet për disa sekonda. "Përpara disa ditësh keni bërë një intervistë me Shaqirin". Nuk është as pyetje, as pohim. Është i sigurt në atë që thotë, por kërkon ta vërtetojë. Kur i them se nuk gabon, më tregon se e kishte lexuar në versionin online. Rrugëtimi është rraskapitë­s. Kilometrat nuk kanë fund. Qytetet me radhë, Kavadarc, Prilep, Bitola dhe pastaj Struga. Më në fund, një tabelë shqip. Strumica ishte si fundi i botës, ndërsa Tirana tani na duket më pranë...

 ??  ?? Kombëtarja duke falënderua­r dhe festuar me tifozët
Kombëtarja duke falënderua­r dhe festuar me tifozët
 ??  ?? Strakosha, i pari që pret të largohet nga hoteli
Strakosha, i pari që pret të largohet nga hoteli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania