Panorama Sport (Albania)

Mavraj zv/kapiten, Agolli: Ja pse ia dorëzova shiritin

Thyhen rregullat, sipas tij duhet të ishte Andi Lila

- Nga i dërguari ynë në Maqedoni, GENTJAN ALINANI

Në grumbullim­in e tij të parë me Kombëtaren sh qiptare, Kristian Panuçi vendosi rregulla të forta loje. Të gjithë duhet të respektojn­ë vendimin e tij mbi oraret, paraqitjet në hotel. Për një vonesë të tillë (kërkoi leje për të firmosur me ekipin e ri) Sokol Cikalleshi humbi ndeshjet me Lihtenshtj­enin dhe Maqedoninë Por, numri një i kuqezinjve foli në konferencë edhe për një çështje shumë të ndjeshme ditët e fundit, për shiritin e kapitenit. Kapitenit, ndoshta jo. Sepse ai është Ansi Agolli, por për zëvendëska­pitenin. Panuçi tha se shiritin do ta mbajë ai që ka më shumë ndeshje me fanellën kuqezi. Mirëpo, në ndeshjen e dytë të tijën si trajner duket se gjërat nuk funksionua­n siç duhet, të paktën në këtë aspekt. Në pjesën e dytë, kur Ansi Agolli u largua i dëmtuar nga fusha e lojës, ia dorëzoi shiritin e kapitenit mbrojtësit Mërgim Mavraj. Mirëpo, sipas rregullit që tha trajneri në konferencë, shiritin duhet ta mbante Andi Lila.

ÇFARË NUK SHKON- Ndoshta Ansi Agolli nuk e dinte rregullin e ri që ka vendosur trajneri Panuçi dhe ka vazhduar traditën sipas De Biazit, apo ndoshta vetë tekniku theu një rregull që e vendosi pak ditë më parë. Nuk është e kuptueshme, por kapiteni Agolli flet në lidhje me këtë temë për "Panorama Sport". I pyetur nëse është e përcaktuar që shiriti duhet të kalojë në dorën e Mavrajt apo ai e zgjedh në momentin e largimit, Agolli sqaron: Është një gjë e përcaktuar shumë kohë më përpara, kështu që... Ndoshta dikush duhet ta kishte lajmëruar edhe Kristian Panuçin, që është përcaktuar më përpara se Mërgim Mavraj është zëvendëska­piteni i Kombëtares shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania