Panorama Sport (Albania)

Festë me birrë dhe tetë gola, argëtohet Skënderbeu

Korçarët, pa mëshirë ndaj Mamurrasit në Kupë

- LLAZI SARO

Tefik Osmani ka mbaj tur premtimin që u kishte bërë tifozëve për kualifikim­in në grupet e Ligës së Europë dhe dje e ka bërë realitet atë. Para stadiumit "Skënderbeu" në Korçë, kanë filluar të afrohen edhe tifozët për një tjetër "festë birre" në qytet, këtë radhë e organizuar nga mbrojtësi i korçarëve. Plot 20 fuçi me birrën më të mirë shqiptare, "Korça", janë vendosur në dispozicio­n të tifozëve korçarë. Osmani ka vendosur të festojë bashkë me tifozët e skuadrës në ndeshjen që hap sezonin futbollist­ik për korçarët, atë ndaj Mamurrasit. Vet mbrojtësi është shprehur i kënaqur për arritjen e objektivit dhe plotësimin e premtimit. "Dua ta bëj gëzuar me të gjithë", premtoi mbrojtësi korçar dhe dje e bëri një gjë të tillë me të gjithë ata që do të ndiqnin ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Mamurrasit, e cila startoi në orën 16:00. Në fund të fundit, kampionët festojnë me kampionen. I tillë është rasti i Osmanit me "Birrën Korça".

NDESHJA

Pas festës, Skënderbeu u drejtua aneksit të stadiumit, atje ku pa mëshirë shpartallo­i me rezultatin 8-0 ekipin e Mamurrasit, në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Takimi mes Mamurrasit dhe Skënderbeu­t, ndeshjen e parë duhet ta luanin në Mamurras, por për shkak të aktiviteti­t të ngjeshur të korçarëve, klubi juglindor u bëri kërkesë miqve, që të dy takimet të luhen në Korçë dhe ata e pranuan këtë kërkesë. Korçarët ishin të papërmbajt­shëm në këtë takim, atje ku Ilir Daja provoi të gjithë lojtarët e rinj që janë afruar me Skënderbeu­n këtë merkato, duke u mbështetur vetëm tek disa senatorë. Goleada e vendasve do të niste në minutën e 17-të, teksa i riu nga Kosova, Shend Kelmendi, bën gjithçka vetë dhe nuk e ka të vështirë të shënojë golin e parë të ndeshjes, por edhe golin e parë të tij me fanellën bardhekuqe. Duhet të vinte minuta e 37-të për golin e dytë, teksa pas një krosimi nga e djathta e sulmit, Muzaka me kokë dyfishon shifrat në 2-0. Me këto shifra mbyllen edhe 45 minutat e para. Daja në pjesën e dytë vendos të zëvendësoj­ë Radasin me Micin, ndërkohë që Nespor dy herë që në start është i pafat, pasi herën e parë

shënon, por zihet në pozicion jashtë loje dhe në rastin e dytë godet i vetëm jashtë. Goli i tretë i takimit ka emrin e njëjtë që shënoi edhe të dytin, Muzakën. Është Nespori, që në fakt, në minutën e 53-të pengohet brenda zonës mike nga ana e kapitenit Dedgjonaj dhe gjyqtari Demiraj tregon dorën te

pika e bardhë e penalltisë. Është Muzaka që gjuan saktë dhe 3- 0. Shkodra do të shënonte të katërtin më pas me një gjuajtje brenda zonës, ndërkohë që Nespor godet sërish traversën për të ardhur te goli në minutën e 77-të. Është Gripshi që shërben për çekun dhe përballë portës

shënon edhe të pestin. Është po Gripshi dy minuta më vonë që shërben këtë herë për Demten, i cili shënon golin e 6-të. As 30 sekonda më vonë nuk mund të qëndronte pa shënuar edhe Ali Soue, që bën gjithçka vet, dhe shënon duke çuar shifrat në 7-0 dhe vulos duke realizuar edhe të 8.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania