Panorama Sport (Albania)

Plaku: Atë person që më luftoi, nuk e harroj kurrë

"Falënderoj Skënderbeu­n, problemin e kam pasur personal"

- ABDULLA DUSHKU

Për herë të parë gjatë kë tyre dy muajve që kur ka nisur ndërtimi i skuadrës së re dhe afrimet e bujshme gjatë merkatos, trajneri Ramadan Ndreu nuk e ka pasur më mirë se dje grupin e lojtarëve. 25 futbollist­ë kanë qenë nën urdhrat e teknikut. Dy firmat e fundit të Stevan Raçiç dhe Sebino Plakut e kanë bërë të papërmbajt­shëm teknikun Ndreu, i cili me këtë listë lojtarësh duket shumë i kënaqur. "Me lojtarë të tillë dhe me financa të garantuara, skuadra nuk do të rrezikojë të bjerë", tha tekniku. Ditën e djeshme i është bashkuar Kamzës edhe sulmuesi Sebino Plaku. Të martën në mbrëmje, së bashku me presidenti­n Naim Qarrin ka firmosur kontratën. Në takim ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, i cili ka dhënë OK-in. SULMUESI

"Më bindi projekti dhe grupi. Kam parë një seriozitet dhe vijueshmër­i aktive gjatë merkatos së këtij klubi. Gjithashtu, edhe kërkesat e tyre deri në fund të merkatos ndaj meje, më bindën. Do të jap kontributi­n maksimal dhe shpresoj se, duke qenë një skuadër e ndërtuar rishtas, të mund të ecim të gjithë së bashku për të realizuar atë objektiv që ka klubi. Nuk do ta kemi të lehtë, por do të përpiqemi në maksimum", - deklaroi Plaku për "Panorama Sport". Ndërsa dje në mbrëmje sulmuesi postoi në faqen e tij në "Facebook" një mesazh lamtumirë, duke falënderua­r Skënderbeu­n. "Kohët e fundit kam hasur një problem personal te Skënderbeu. Nuk jam tip që krijoj probleme dhe nuk i kërkoj ato, madje jam shumë i matur në veprime. Por ndonjëherë situatat të imponojnë të shprehesh haptazi për atë çfarë ndodhi. Por unë kurrë nuk do të flas asnjë fjalë kundër Skënderbeu­t, skuadër që e kam dashur me gjithë zemër dhe e dua ende. Kam qenë pjesë i atij projekti prej kohësh dhe jam krenar për çfarë kemi arritur me atë fanellë. Problemin e kam pasur dhe do ta kem personal. Dua të falënderoj drejtuesit e Skënderbeu­t, shokët e skuadrës, njëkohësis­ht dhe atë person që më luftoi në çdo moment... Kurrë s'do të harroj! Por siç e thash, tani është momenti mos ta bëj më të hidhur lamtumirën, pasi lamtumirat janë gjithnjë të hidhura”.

 ??  ?? Edhe pse një ndesdhje ndaj Mamurrasit, Skënderbeu është ndjekur dje nga rreth 500 tifozë që kishin mbushur shkallët e fushës në aneksin stërvitor
Edhe pse një ndesdhje ndaj Mamurrasit, Skënderbeu është ndjekur dje nga rreth 500 tifozë që kishin mbushur shkallët e fushës në aneksin stërvitor
 ??  ?? Sebino Plaku gjatë seancës së djeshme stërvitore me Kamzën
Sebino Plaku gjatë seancës së djeshme stërvitore me Kamzën
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania