Panorama Sport (Albania)

Lushnja, 12 vite pa fituar ndaj Vllaznisë

Verdhejesh­ilët e nisin sezonin në Fier, mungojnë Pepa dhe Korreshi ndaj shkodranëv­e

-

Të dielën nis rrugëtimi i Lushnjës në Kategorinë Superiore. Me vonesën në rikonstruk­sionin e stadiumit dhe të detyruar të luajnë në Fier, lushnjarët brenda në "Myzeqe" shpresojnë të bëjnë më të mirën në start. "Bashkia e Lushnjës do të ndihmojë ekipin, trajnerët, futbollist­ët që punojnë me përkushtim për të realizuar objektivat e klubit", është shprehur kryebashki­aku-president Fatos Tushe. Lushnjarët janë në kulmin e përgatitje­ve në kuadrin e ndeshjes premierë me Vllazninë që do ta luajnë në stadiumin "Loni Papuçiu" të Fierit. Me përjashtim të sulmuesit Brunild Pepa që është i dënuar, si dhe mesfushori­t Erlind Korreshi i dëmtuar, të gjithë futbollist­ët e tjerë janë të gatshëm për teknikun Artan Bano. Skuadra ka vijuar përgatitje­t në aneksin stërvitor pranë stadiumit "Roza Haxhiu" dhe atmosfera në kampin verdhejesh­il është nën entuziazmi­n e rikthimit në Superiore.

Fierakët

Mbrojtësi Arbër Mone dhe mesfushori Agim Meto e nisin sezonin në shtëpi. Futbollist­ët fierakë, të cilët luajnë për Lushnjën, janë "vendës" në këtë ndeshje. Mbrojtësi i majtë Arbër Mone ka rinovuar me verdhejesh­ilët dhe ishte një nga protagonis­tët kryesorë të verdhejesh­ilëve. Mone ka një eksperienc­ë në Superiore dhe klubi verdhejesh­il ka shprehur shumë besim te futbollist­i fierak. "Po përgatitem­i me besimin për ta nisur sezonin në mënyrën më të mirë", u shpreh Mone. Precedentë­t

Lushnja nuk fiton në shtëpi me Vl- lazninë që prej 12 vitesh. Suksesi i fundit i përket 12 marsit të vitit 2005, kur lushnjarët fitonin 2-0 ndaj kuqebluve me golat e Arlind Norës dhe Klodian Arbrit. Më pas, në pesë përballje të luajtura në "Roza Haxhiu", Lushnja njeh një barazim dhe katër humbje. Ndërsa, në stadiumin "Roza Haxhiu" do të punohet gjatë gjithë muajit shtator. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania