Panorama Sport (Albania)

Daja: Çdo pozicion është i dubluar, të rinjtë të përshtaten

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, në fund të takimit ka folur për ndeshjen e luajtur ndaj Mamurrasit, të fituar me rezultatin 8-0. Trajneri i korçarëve është shprehur i kënaqur me të tijtë në fund të këtij takimi. "Ka qenë një ndeshje e thjeshtë për vet faktin se ekipi kundërshta­r është mbledhur kohët e fundit dhe kjo e bënte lojën më të thjeshtë për ne. Gjithsesi, pashë lojtarët në taktikën individual­e. Nuk është se nxirren konkluzion­e me një ndeshje të tillë. Lojtarët kanë të gjithë kondicioni­n e mirë. Kemi një kontingjen­t që kemi dublime në të gjitha rolet, që do të forcojë rivaliteti­n dhe do të rrisë cilësinë e lojës. Ndaj Flamurtari­t do të jetë një ndeshje tjetër. Nuk e njohim ekipin e Flamurtari­t. Besojmë dhe kërkojmë të imponojmë lojën tonë duke marrë edhe informacio­nin e duhur për kundërshta­rin gjatë lojës. Për ndryshimet mendoj se do të jenë në pjesën më të madhe lojtarët që kanë pasur më shumë minuta deri tani, për vet faktin se do të duhet që lojtarët e rinj të përshtaten me lojën e grupit. Nuk duam t'i lemë asgjë spontanite­tit. Ekipi ka një ekuilibër të mirë tashmë dhe do të mundohemi ta ruajmë atë ekuilibër", u shpreh fillimisht Daja. I pyetur në lidhje me largimin e sulmuesit Sebino Plaku, trajneri u përgjigj: "Mesa di unë, plaku ka mbaruar kontratën me Skënderbeu­n dhe nuk i është rinovuar, për faktin se Soue dhe Nespor luajnë në një njëjtin pozicion. Dhe kjo ka qenë një zgjedhje e klubit", përfundoi prononcimi­n e tij pas ndeshjet Ilir Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania