Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, në gjyq me bashkinë

Reagon administra­tori: Ju tregoj abuzimet me kontratat, edhe Lutaj ka qenë si Gjoka

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi do të hedhë në gjyq Bashkinë e Vlorës. Dosja është gati dhe sipas tij, këtë muaj do të shkojë në gjykatë. Në një bisedë për "Panorama Sport", vetë administra­tori i klubit Flamurtari, tregon se gjithçka lidhet me detyrimet e prapambetu­ra që ai ka paguar, por që i takojnë bashkisë. "Gjatë këtij muaji ne do të kemi një gjyq të drejtpërdr­ejtë me Bashkinë e Vlorës. Bashkia nuk e njeh borxhin e saj, të paguar nga ana jonë. Aksioneri i Flamurarit, 100% është këshilli bashkiak. Atëherë ky këshill, me këto dy fatura që ka bërë bashkia, do të ballafaqoh­et me ne. Ne vjet jemi dënuar nga FSHF me heqje pikësh, për shkak të ilegalitet­it që ne donim të luftonim. Po plotësohet dosja e plotë me ilegalitet­in që ka ekzistuar te Flamurtari, me faturat që jemi ndëshkuar ne, me pagesat që kemi bërë dhe që nuk kanë qenë tonat, duke filluar nga trajnerët Ardian Nini, Shkëlqim Muça, Hulian Rubio dhe së fundmi, Edmond Lutaj. Kjo për tekat e dikujt që shikonte ëndrra me sy hapur dhe e mbante veten si i plotfuqish­mi i qytetit, duke bërë çfarë donte me këtë mall pa zot. Nga njëra anë ka qenë një Flamurtar që kishte fatura të rregullta tatimore, me lojtarë që paguheshin 1 milion lekë dhe nga ana tjetër, kemi patur fatura të depozituar­a në FSHF të zotërisë, që ishte ëndërrimta­r i qytetit dhe e

katandisi Flamurtari­n në këtë gjendje. Të jeni të sigurt, unë luftës kundër ilegalitet­it do t'i shkoj deri në fund. Bashkëngji­tur me këtë do të shikoni edhe evazionin e madh fiskal që është bërë te Flamurtari. Atë tallje që është bërë me menaxhimin e qytetit. Kemi një këshill bashkiak

që miratonte për klubin 400 milionë lekë të vjetra dhe shpenzimet shkojnë 1.2 miliardë lekë, por askush nuk kërkon llogari ku janë gjetur këto 700800 milionë lekë të tjera që ka patur në fatura. Nëse nuk i shkohet këtij problem deri në fund, atëherë nuk ka më anë civile, nuk ka më anë qytetare, ka anë bejtexhinj­sh, anë populistas­h dhe asgjë tjetër. Pra, thelbi i Flamurtari­t është ky. Ose do të ndahet njëherë e mirë përgjithmo­në nga menaxhimi i ilegalitet­it, ose do të bëhet një klub siç është sot", u shpreh fillimisht Idrizi.

DY FATURAT - Administra­tori zbulon se nuk ka qenë vetëm Ernest Gjoka me dy kontrata. Edhe ish-trajneri, Edmond Lutaj, ka patur një faturë ilegale, ndërsa sipas Idrizit, në tatime rezulton me rrogën 1 milionë lekë të vjetër në muaj. "Ke fatura për të cilat ne jemi

ndëshkuar që nga Bajevski, Lutaj etj. Të gjithë ata kanë qenë me dy fatura. Çështja e Gjokës është një kontratë skandaloze e ilegalitet­it. Po ju jap vetëm një shifër, sa për hapje oreksi. Nga Kupat e Europës, nga 330 mijë euro të ardhura, janë qindra mijëra euro që kanë humbur rrugës. Kanë humbur për kapricot e dikujt, apo për xhepat e dikujt. Kjo është një akuzë që unë e kam bërë. Por, askush nuk i shkon nga pas kësaj akuze, nuk kam parë as anëtarë të këshillit bashkiak, as grup pune nga bashkia, as nga KLSH. Kemi një vjedhje klasike. Nga Kupat e Europës që ka marrë pjesë Flamurtari ka ardhur vetëm 15% e shumës, pjesa tjetër nuk dihet ku ka shkuar. Është paguar një faturë 80 apo 97 mijë euro, në mos gaboj, për Edmond Lutaj, kur fatura reale e Lutajt në tatime nuk i kalonte 1 milionë lekë të vjetër në muaj", ka përfunduar Sinan Idrizi.

 ??  ??
 ??  ?? Rrezikon shembjen tribuna C e stadiumit "Flamurtari" në Vlorë. Një pjesë e këtij sektori është rehabilitu­ar provizoris­ht nga klubi. Pjesa tjetër rrezikon shembjen dhe duhen marrë masa urgjente.
Rrezikon shembjen tribuna C e stadiumit "Flamurtari" në Vlorë. Një pjesë e këtij sektori është rehabilitu­ar provizoris­ht nga klubi. Pjesa tjetër rrezikon shembjen dhe duhen marrë masa urgjente.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania