Panorama Sport (Albania)

Magani projekton titullarët, fitorja si detyrim ndaj Luftëtarit

Teuta do të presë të shtunën gjirokastr­itët në "Niko Dovana"

-

Teuta po vazhdon normalisht përgatitje­t për ndeshjen ndaj Luftëtarit dhe lojtarët duken të gatshëm për këtë përballje delikate, ndërsa trajneri Magani e ka të qartë formacioni­n për këtë sfidë. Në portë, për Moçkën, ky takim do të jetë një barometër për të treguar se sa vlen, duke qenë se gara me Kastratin, për një vend në formacion, do të jetë e madhe. Në mbrojtje nuk ka dyshime, pasi në qendër pritet të jetë shtatlarti Antre dhe Sykaj në qendër, ndërsa Beqja dhe Sunday janë të favorizuar për të zënë një vend në krah.

Mbrojtësi i majtë, i ardhur nga Partizani, Esin Hakaj nuk është ende gati për të qenë nga minuta e parë në formacion, për shkak se është i dëmtuar. Ai do t'i bashkohet ekipit, pasi sezoni të ketë nisur. Në të djathtë të mesfushës, parashikoh­et të vendoset Cyrbja,

ndërsa në të majtë Dosti. Ka treguar cilësi në testet që ka bërë deri në këto momente trajneri Magani. Kapiteni Lena dhe Hila janë dy futbollist­ë që japin garanci në qendër. Dediç do të vendoset para mesfushës, ndërsa Osomane do të mbajë i vetëm peshën e

sulmit, natyrisht me ndihmën e mesfushës. Kështu që skuadra e sezonit të ri duket më shumë se e kompletuar dhe me objektiv të qartë për ta nisur me fitore. Takimi mes dy skuadrave do të luhet të shtunën në orën 19: 00, në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit dhe klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm.

Atmosfera - Në prag të kësaj ndeshjeje, atmosfera në kampin durrsak duket mjaft pozitive. Drejtuesit u kanë qëndruar afër futbollist­ëve, ndërsa trajneri Magani ka kërkuar nga skuadra maksimumin dhe respektimi­n e detyrave. Për sezonin e ri te skuadra e Teutës është investuar shumë dhe objektivi mbetet një vendet e para të klasifikim­it, çka do të siguronte edhe pjesëmarrj­en e skuadrës në Europë. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania