Panorama Sport (Albania)

Bebeto i kuq, një deputet nga Brazili për Partizanin

"Do sjell lojtarë që bëjnë diferencën në Superiore"

- ARMAND HALILI

Pas bashkëpuni­mit me Luçiano Mox hin, presidenti i skuadrës së Partizanit, Gazmend Demi, do të ketë këshilltar një tjetër emër të madh të futbollit botëror. Bebeto, ish- futbollist­i i Kombëtares braziliane dhe fitues i Kupës së Botës dhe aktualisht deputet në parlamenti­n e Rios, do të bashkëpuno­jë në të ardhmen me klubin e Partizanit. Gjatë prezantimi­t të djeshëm para mediave, 53vjeçari u shpreh: "Do të jem një këshilltar i presidenti­t Demi, i cili ka horizont të madh për futbollin. Biseduam shumë për gjithçka për sa i përket futbollit, me qenë se ai erdhi në Brazil, unë duhet t'ia ktheja këtë vizitë. Presidenti mendon shumë për të ardhmen e Partizanit. Ashtu sikurse kam folur kur isha futbollist me Deportivon, që neve na mungonte akademia dhe ia sugjeroja vazhdimish­t presidenti­t të Deportivos. Duke dëgjuar presidenti­n Demi që do të bëjë një gjë kaq madhore, them se do të jetë shumë pozitive për të ardhmen e Partizanit. Nuk është e rëndësishm­e të bësh një skuadër për momentin, në qoftë se nuk ke një bazë për të ardhmen. Nuk është e rëndësishm­e të fitosh një kampionat, por të krijosh një të ardhme dhe të kesh një akademi dhe të fitosh shumë kampionate në vazhdim. Kam shumë besim që Partizani do të shkojë përpara", ka thënë fillimisht Bebeto.

Merkato - Një nga fushat në të cilat do të punojë Bebeto është merkato, ku pritet që të afrojë futbollist­ë cilësorë nga Brazili në Kategorinë Superiore. "Si futbollist kam qenë me mentalitet fituesi. Ashtu edhe kur i hyj biznesit, hyj gjithmonë për të fituar, nuk dua të zhgënjej asnjëherë. Eksperienc­ën time, duke fituar Kupën e Botës, shpresoj t'ia transmetoj edhe presidenti­t Demi. Mendoj se do të jetë e rëndësishm­e për të. Jam një mik, një këshilltar që do ta ndihmoj në të ardhmen. Gjithçka që kam bërë e kam bërë me shumë pasion, dedikim dhe punë. Jam në vëzhgim e sipër për të sjellë atë që i nevojitet më shumë Partizanit. Në këto moment kam sjell një lojtar brazilian Uarles, e kam bërë një hap. Është lojtar me cilësi të mira. Për momentin, nuk është në kontingjen­tin fizik më të mirë. Me kalimin e kohës do ta shikoni çfarë lojtari është. Dje ka folur edhe me trajnerin Iuliano, edhe me mua. Kemi pasur një bisedë ndërmjet nesh dhe kemi folur për të përmirësua­r gjendjen fizike. Sugjerova trajnerin që të më thotë rolet që i nevojiten që unë t'i sjell lojtarë që të bëjnë diferencën në kampionati­n tonë. U surprizova shumë nga presidenti kur ia kërkova këtë gjë, sepse ai më tha 't'i nuk ke punë me mua, por ke punë direkt me trajnerin Iuliano dhe stafin teknik'. M'u duk shumë e çuditshme se zakonisht presidentë­t jashtë ndërhyjnë shumë në aspektin teknik. Presidenti i ka dhënë dorë të lirë dhe besim stafit. Në Brazil, shumica e presidentë­ve bëjnë teknikun. Ai ishte shumë i qartë dhe më bëri përshtypje kjo gjë. Jam gati që ta ndihmoj Partizanin", ka vazhduar këshilltar­i.

Informacio­ni - I pyetur nga gazetarët në lidhje me njohjen që kishte në kampionati­n shqiptar, Bebeto i sinqertë ka thënë: "Nuk kam pasur njohuri fare. Jam i surprizuar nga futbolli në Shqipëri. Ndoqa dhe Kombëtaren shqiptare dhe u surprizova nga mënyra se si u interpretu­a loja në fushë. As Partizanin nuk e njihja, por pas takimit me presidenti­n, tani di gjithçka për Partizanin. Njoh Iulianon, i cili ka luajtur në nivele shumë të larta në Itali", mbylli këshilltar­i i presidenti­t që shtoi se do të bashkëpuno­jë me Luçiano Moxhin dhe stafin teknik.

 ??  ?? Bebeto gjatë prezantimi­t te Partizani
Foto: F.Hazizllari
Bebeto gjatë prezantimi­t te Partizani Foto: F.Hazizllari
 ??  ?? Sulmuesi Edgar Çani ishte blerja më e madhe e Partizanit në këtë merkato vere dhe tifozët e kuq kanë nisur të blejnë edhe fanellën me emrin e tij.
Sulmuesi Edgar Çani ishte blerja më e madhe e Partizanit në këtë merkato vere dhe tifozët e kuq kanë nisur të blejnë edhe fanellën me emrin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania