Panorama Sport (Albania)

Bind Besa, ja ndryshimet

Ballshiotë­t u besojnë më shumë të huajve, trajneri o i kërkon sulmues

- FERIZ FERIZAJ

Ndryshe nga miqë sorja e parë kur miqtë nga Ballshi fitonin 0- 1, dje Besa ka treguar tjetër fytyrë. Afrimet e Hoxhës, Mihanit dhe Dukës kanë rritur ndjeshëm përvojën në grup. Ndërsa priteshin dy ardhjet e reja, Shehi e Peqini, ata nuk kanë arritur ende në ekip. Përtej barazimit 1- 1, verdhezinj­të treguan stabilitet në prapavijë e mesfushë, por u mungoi ai që quhet pasimi i fundit, defekt që edhe trajneri Poçi e nënvizoi si problemin kryesor. Në tribunë nuk munguan dy presidentë­t, Bizhdili e Kapllanaj. NDESHJA

Bylisi startoi ndeshjen me atë formacion që 10 ditë më parë kishte dalë i fituar nga miqësorja e parë. Besa, nga ana e saj, me mjaft ndryshime pas afrimeve të fundit. Kjo u pasqyrua edhe në minutat e lojës. Kështu, kavajasit, me një prapavijë tashmë me përvojë me në krye Hoxhën, mbyllën çdo shteg depërtimi veçmas për Zisin, lojtari më i rrezikshëm

mik, po ashtu edhe për Hyskon. Mesfusha, nën dirigjimin e Mihanit, kishte tjetër siguri dhe qetësi. Falë kësaj konkurrenc­e, edhe rastet e pastra në të dyja portat mungojnë. Vendësit me Hoxhën të mbështetur nga Kaloshi kërkojnë disa herë të rrezikojnë,

por mungon pasimi i fundit. Mbrojtja mike qëndron shumë lart, ndërsa Besa është e pafuqishme t'i shfrytëzoj­ë këto hapësira, pasi mungon asisti i fundit. Janë disa goditje të Kaloshit e Hoxhës për Besën dhe Zisit e Hyskajt për miqtë. Kur mendohej se do

të mbyllej kjo pjesë pa gola, është Hoxha që gjuan fort nga një goditje dënimi dhe shënon për ballshiotë­t. Miqtë mbyllin pjesën e parë në avantazh. Me të nisur 45-minutëshi i dytë, Besa është e gjitha në sulm. Trajneri Poçi sposton Denis Bibën si mbrojtës i majtë pas dëmtimit të Bushit dhe tashmë miqtë e kanë thuajse "të ndaluar" të hyjnë në zonë. Loja sulmuese e vendësve kërkon të finalizohe­t disa herë me Mihanin, Kaloshin e Hoxhën, por herë pret portieri Dramolli e herë janë të pafat. Për të mbërritur në minutën e 77- të, kur i sapoardhur­i

dje në provë te Besa nga Tetova, Hasan Bajrami shfrytëzon një korridor ideal të Kaloshit dhe i vetëm shënon duke barazuar shifrat. Minutat e mbetura u takojnë ndërrimeve të shumta tek të dy ekipet dhe nuk ka më raste shënimi. Mbyllet në paqe kjo miqësore me një Besë dukshëm në rritje e një Bylisi konstant në lojën e tij. Skuadrat janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për sezonin e ri. Fillimisht, ekipet do të luajnë ndeshjet e Kupës mesjavën e ardhshme dhe, më pas, më 16 shtator do të nisë edhe kampionati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania