Panorama Sport (Albania)

“Tomori, surpriza e së Parës”

"Kupa nuk është synimi ynë, por do të kërkojmë fitoren e parë"

- ERIS SYLYKU

Tomori u ka dhënë fund përgatitje­ve p a r a s e z o n a l e . Skuadra beratase ka mbyllur të martën programin stërvitor në qytetin e Sarandës, ku për 12 ditë, futbollist­ët kanë zhvilluar një përgatitje intensive nën kujdesin e teknikut Dule. Krahas përgatitje­ve, trajneri 29- vjeçar e shfrytëzoi këtë periudhë për të zhvilluar edhe disa takime miqësore, në mënyrë që të vëzhgonte më nga afër gjendjen e skuadrës. Në 4 miqësoret e zhvilluara, skuadra tregoi rritje takim pas takimit, duke konfirmuar edhe një herë se këtë sezon, Tomori do të luftojë për objektiva madhore, ndryshe nga ai i një sezoni më parë. Në një bisedë për "Panorama Sport", tekniku Dule është shprehur i lumtur për atë që treguan lojtarët gjatë kësaj kohe. "Kemi qëndruar për 12 ditë në Sarandë, duke marrë të gjitha ngarkesat e duhura, në mënyrë që të përballojm­ë pozitivish­t fazën e parë të kampionati­t. Realisht kam ngelur shumë i kënaqur, pasi kam marrë sinjale shumë pozitive nga futbollist­ët. Jam i bindur që kam formuar një grup me lojtarë tejet cilësorë dhe me financa modeste, që do të na bëjnë të jemi surpriza e këtij kampionati. Tashmë jemi plotësisht gati për të përballuar me sukses çdo kundërshta­r. Nuk dua të zgjatem shumë në lidhje me merkaton, pasi kam sjellë në skuadër të gjithë lojtarët që më duheshin", tha Dule. KUPA E SHQIPËRISË

Tomori do t'u rikthehet sot përgatitje­ve, në kuadër të sfidës ndaj Bylisit për Kupën e Shqipërisë, e cila është programuar të luhet më 13 shtator. Ndeshja e parë është vendosur të zhvillohet në stadiumin e Tomorit, mirëpo shtrimi i tapetit ka ngelur pezull, gjë që rrezikon zhvillimin e këtij takimi. Nuk dihet ende nëse impianti i stadiumit beratas do të jetë gati për këtë takim, apo qoftë edhe për ndeshjen e parë të kampionati­t. "Ndeshja me Bylis duhet të vlerësohet maksimalis­ht, edhe pse nuk është në objektivat tona. Do të përpiqemi të tregojmë një lojë të bukur dhe të marrim fitoren e parë zyrtare. Nga lojtarët do të kërkoj përkushtim maksimal, pasi çdo kundërshta­r nuk duhet ta ketë të lehtë me ne. Nuk kam vendosur nëse do të luaj me formacioni­n e parë apo të dytë, por e rëndësishm­e është që nuk do të tolerojmë kundërshta­rin", përfundoi Dule.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania