Panorama Sport (Albania)

Lezhjanët përmbysin Korabin në miqësore

-

Besëlidhja fitoi 3-2 në miqësoren me Korabin. Në të 19' Hyka kërkon një top, i vetëm në hyrje të zonës lezhjane dhe O. Kamara, në nxitim e sipër, gjuan fort duke e dërguar topin në portën e tij dhe 0-1. Pas avantazhit, përsëri ishin miqtë dibranë që i bënë presion portës lezhjane duke rrezikuar dhe ia dalin që në të 34' me anë të Prendit të dyfishonin rezultatin. Pas avantazhit 2-0, miqtë e lëshuan lojën dhe kjo bëri që Besëlidhja të merrte kontrollin e lojës, duke e detyruar Korabin të mbyllej në portë. Në minutën e 37-të, Ajazi pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon penallti që i besohet O. Kamarasë, që e shpërdoroj, pasi u prit nga Selaci. Përsëri vendasit këmbënguli­n dhe ia dalin, në të 42' ishte Bangoura, që nga e djathta e sulmit, provon të gjuajë nga rreth 30 metra duke e mposhtur Selacin. Fraksioni i dytë ishte i fortë si i pari. Pas disa sulmesh të shpejta në të 59', ishte Dibra që kishte dalë në ndihmë të sulmit. Pasi studion daljen e portierit dibran, fare pranë portës, e shtyn topin në rrjetë duke barazuar shifrat. Në minutën e 69-të Besëlidhja organizon një sulm të rrufeshëm ku topin e kontrollon Frroku. Ky i fundit u pengua në mënyrë të parregullt nga mbrojtja dibrane dhe gjyqtari akordoi penallti që u ekzekutua saktë sërish nga mbrojtësi Dibra. Me shifrat 3-2 u mbyll krejt takimi. Trajneri Anteu Pepaj u shpreh: "Pjesa e parë ishte e dobët, futbollist­ët nuk lidheshin në vijën e sulmit. Për rrjedhojë, pësuam dy herë radhazi. Pjesën e dytë skuadra u organizua dhe kjo bëri që të kalonim në avantazh". Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania