Panorama Sport (Albania)

Denifl fiton të 768ën, From nuk e lëshon kreun

-

Austriaku i skuadrës Aqua Blue Sport, Stefan Denifl ka fituar etapën e 17-të të Vueltës së Spanjës, Viladiego-Los Makuços, 180.5 km e gjatë. Në vendin e dytë mbërriti në vijën e finishit, me 28 sekonda diferencë spanjolli

Alberto Kontador, ndërsa i treti bashkëkomb­ësi i tij Miguel Angel Lopez. Me të njëjtën kohë, kaloi në fund (+1'04") edhe Vinçenco Nibali. Anglezi Kris From, i cili mbërriti +1'47" nga fituesi i etapës së djeshme, vazhdon të blindojë kreun e klasifikim­it të përgjithsh­ëm me një avantazh 1 minutë e 16 sekonda nga Nibali, por që Vuelta mbetet sërish e rihapur. Pedalimi spanjoll rikthehej me malore pas kronometri­t të një dite më parë. Kushtet e pafavorshm­e të motit nuk kanë qenë në anën e sprinterëv­e, të cilëve u duhej të përballesh­in me erën e kundërt, që sigurisht, nuk e lehtësojnë detyrën e atyre, atë të "arratisjes". Skuadra irlandeze, e cila merr pjesë për herë të parë në një garë të tillë, gjen buzëqeshje­n më në fund pas incidentit të pak ditëve më parë, ndërsa autobusi i saj u gjend u shkrumbuar nga zjarri nga një person. Ndërkohë, fituesi i trefishtë i Vueltës, Kontador rrit shanset për të përfunduar në podium në Madrid të dielën, duke fituar kohë ndaj rivalëve të tij. From, i cili synon të bëjë "bis" këtë sezon, pas triumfit në Turin e Francës, nuk mundi të qëndrojë me Nibalin në maloren e fundit, duke e mbyllur etapën në vendin e 14-të. Kur kanë mbetur edhe katër etapa nga epilogu, gara vijon sot me të 18-ën me një itinerar pjesërisht të lehtë 169 km nga Suanses në Santo Toribio de Liebana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania