Panorama Sport (Albania)

ez ni nis me “fir ”, euta u bes n m sha e

-

Durrsaket prej vitesh janë protagonis­te kryesore të çdo sezoni, duke rivalizuar fort, sidomos me ekipet e kryeqyteti­t. Ashtu si edhe sezonin e kaluar, bregdetare­t kërkojnë të lënë gjurmë edhe sivjet. Këtë e konfirmon për "Panorama Sport", vetë trajneri Edmond Jazenxhiu, i cili teksa "qan" disa largime nga skuadra, premton për një Teutë konkurrues­e. "Vjet mbyllëm një sezon të kënaqshëm, nga i cili mendoj se duhet të kishim marr edhe më shumë. Duam të vazhdojmë në të njëjtën rrugë dhe për këtë po përgatitem­i shumë. Prej kohësh, skuadra ka zhvilluar fazën parapërgat­itore në të gjitha drejtimet. Fillimisht, jemi stërvitur në bregdet, duke u fokusuar më së shumti tek ana tekniko-taktike. Rëndësi më vete i kemi dhënë edhe anës fizike sepse siç dihet, sezoni është i gjatë dhe të merr shumë energji. Këto ditë kemi filluar stërvitjen te sallat e mbyllura dhe pak nga pak ekipi po merr formë", thekson Jazenxhiu, i cili më pas ndalet të flasë për lëvizjet në skuadër. "Na janë larguar për arsye familjare dy lojtare shumë të rëndësishm­e si Guza dhe Muka. Për të blerë lojtare jashtë Durrësit është shumë e vështirë sepse nuk na lejojnë financat. Gjithsesi mendoj se jemi me fat sepse kemi shumë prurje nga ekipet zinxhirë. Edhe vjet shumë nuk besonin te ne, por disa nga lojtaret që erdhën nga moshat, sot janë pjesë edhe e ekipit kombëtar te të rriturat, ndaj kam besimin se do të bëjmë mirë". Në fund Jazenxhiu flet edhe për ambiciet e sezonit të ri. "Kam ndjekur edhe lëvizjet e ekipeve të tjera dhe mendoj se do ta kemi shumë të vështirë përballë tyre. Por jemi Teuta dhe gjithmonë do të synojmë të marrim maksimumin". Roland Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania