Panorama Sport (Albania)

Zhgënjen Argjentina, shtypi kryqëzon Mesin

“Ole”: Më i miri, në fushë s'mund të jetë thjesht një numër

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shërbente një fitore e Argjentinë­s në Bue nos Aires për t'u larguar nga vendi i pestë në kualifikue­set e RUSI 2018 kundër Venezuelës, por në fund vjen vetëm një barazim zhgënjyes, që konfirmon sesa i vështirë do të jetë sprinti final i skuadrës së Sampaolit për një biletë direkte në Botëror. Në disavantaz­h në minutën e 51-të pas një goli të Murijos, bardhekalt­ërve iu desh një autogol i Feltsherit 3 minuta më vonë për të shmangur humbjen. Argjentina, pavarësish­t "tredhëmbës­hit" sulmues Mesi-Ikardi-Dibala, vuan sërish të shkojë te goli, edhe pse praktikish­t sulmoi gjatë gjithë ndeshjes. Dhe në bankën e të akuzuarve nuk shpëton pa shkuar dikush, që nga kapiteni Mesi deri te juventini Dibala dhe interisti Ikardi. "Lojtari më i mirë në botë nuk mund të jetë thjesht një numër në fushë", shkruante "Ole". "Mesi nuk mund të luajë në një nivel kaq të dobët. Mungesa e lojtarëve të tjerë që flasin gjuhën e tij futbollist­ike në fushë nuk i heq përgjegjës­itë. Leo luajti një

pjesë të parë të pranueshme. E nisi shumë mirë dhe menduam se do të shpërthent­e, por nuk shpërtheu", vazhdon "Ole". Ndërsa prova e kapitenit të Interit, preferuar titullar nga Sampaoli në vend të Higuainit (as nuk u grumbullua), mori vetëm një

notë kaluese. Në ndryshim nga ndeshja kundër Uruguait ( në të cilën arriti të prekte pak topa), Ikardi pati tri raste të pastra për gol në pjesën e parë, por nuk konkretizo­i. Në pjesën e dytë ishte në vështirësi, por arriti të vendoste këmbën në aksionin që solli autogolin e Venezuelës dhe pretendoi edhe një penallti. Në 75' u zëvendësua nga Pastore. Shumë më e keqe prova e Dibalës, aq sa shumë në Argjentinë dyshojnë nëse ai mund të luajë përkrah Mesit pa penguar këmbët e kampionit të Barçës. I rreshtuar disi më pas, thuajse në rolin e mesfushori­t, numri 10 i Juventusit nuk hyri kurrë në ndeshje dhe në minutën e 62-të u zëvendësua nga Benedeto, një ndërrim që u shoqërua me duartrokit­je. "Ole" e vlerësoi ndeshjen e tij me fjalën e vetme: "I parëndësis­hëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania