Panorama Sport (Albania)

Do të jetë një Botëror “British”, të gjithë në valle për në Rusi

Ishulli mund të dërgojë 4 nga 5 ekipe në Kupën e Botës

-

Është paradoksal­e: futbolli britanik po vuan në nivel klubi, pavarësish­t të ardhurave faraonike të Premier Ligë, por ëndërron gjithçka me kombëtaret e veta. Nëse nga Çelsi i Di Mateos e më pas, Championsi është bërë një biznes spanjoll, me ndonjë ndërhyrje të gjermanëve dhe juventinëv­e, të paktën deri në finale, rruga drejt Botërorit 2018 po i dhuron emocione Anglisë, që merr edhe lajme të mira nga rendimenti i kombëtarev­e në kategoritë e moshave. Por nuk është vetëm kombëtarja e Sauthgejti­t ajo që është fare pranë një bilete në Rusi verën e ardhshme: në teori ekziston mundësia për të dërguar 4 nga 5 kombëtare në total në Kupën e Botës (llogarisim në Britani futbollist­ikisht edhe Irlandën, edhe pse nuk bën pjesë në Mbretërinë e Bashkuar). ANGLIA - Thuajse i mbyllur diskursi i kualifikim­it për "Tre Luanët". Në Grupin F, për vendin e parë mjaftojnë vetëm dy pikë për t'ia marrë Sllovenisë ( në shtëpi) dhe Lituanisë në transfertë.

SKOCIA - Në të njëjtin grup rikthehet me prepotencë në garë edhe Kombëtarja e Straçan, që u pëlqen apo jo, do duhet t'u kërkojë një nder rivalëve anglezë. Për skocezët, gjithçka varet nga fitorja më 5 tetor në "Hampden Park" në përballjen direkte me Sllovakinë: nëse në të njëjtën ditë Sllovenia nuk fiton në "Wembley", atëherë me këta të fundit mjafton një barazim (por duhet pasur kujdes nga ndonjë goleadë e sllovakëve me Maltën). UELLSI - Dukeshin jashtë loje gjysmëfina­listët e EURO 2016. Por tani janë "skuadra e dytë më e keqe", që do të thotë se kanë edhe dy ndeshje në dispozicio­n për ta përmirësua­r pozicionin e tyre. Dy fitoret ndaj Austrisë dhe Moldavisë rifutën në valle "dragonjtë" që tani do t'i luajnë shanset e tyre kundër Irlandës dhe Gjeorgjisë. IRLANDA - Në të njëjtin klub edhe irlandezët, të cilët nuk mund të kalojnë së bashku me Uellsin (pra nuk mund të kemi 5 nga 5 as në letër). Por ata mund të synojnë vendin e dytë me një sukses në Uells në ndeshjen e fundit. IRLANDA E VERIUT - Ata që fluturojnë me të vërtetë janë ata. Grixh mund të jetë në stol me Uiganin në Ligën e Parë, por në kombëtare fluturon: kanë lënë jashtë çekët dhe vendin e dytë në Grupin C që e kryeson super- Gjermania e kanë në kasafortë. Do të shkojnë në "play- off".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania