Panorama Sport (Albania)

Italia rrezikon kolapsin financiar

Janë thuajse në "play off"-e, por pa Kupën e Botës rrezikohen dhjetëra miliona euro humbje

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas sigurisë së "play off"-eve të nëntorit, ndonëse "apokalipsi" i mungesës së pjesëmarrj­es në Botërorin 2018 nuk është shmangur ende, Kombëtarja italiane duhet të bëjë llogaritë edhe me bilancin financiar të federatës, i cili është edhe aseti më i madh i përfaqësue­ses. Mungesa e prezencës në Kupën e Botës, e cila do të startojë 14 qershorin e vitit të ardhshëm, do të ofronte dëme të pallogarit­shme, jo vetëm në aspektin e imazhit, por mbi të gjitha në arkëtimet financiare. Por le ta nisim nga këto të fundit... FITIMET E BOTËRORIT

Duhet nënvizuar se vlera totale që do të shpërndahe­t në "Rusi 2018" do të rritet me 20 për qind (700 milionë dollarë) kundrejt Botërorit brazilian, i cili preku shifrën 576 milionë dollarë, nga të cilat 100 milionë janë të destinuara për sigurimin e shëndetit të lojtarëve dhe 70 si pagesë për klubet në të cilin lojtarët pjesëmarrë­s që janë të impenjuar në turne. Në Rusi, secila prej 32 finalistev­e do të arkëtojë 2 milionë dollarë për përgatitje­t, ndërsa 16 të eliminuara­t pas fazës së grupeve do të ngushëlloh­en gjithsesi me 10 milionë dollarë secila. Kalimi i grupeve dhe udhëtimi drejt finaleve do të garantojë të tjerë "xhetona", me finalistet që do të ndajnë mes tyre 90 milionë dollarë, 50 për fituesen dhe 40 milionë dollarë për të dytën e klasifikua­r, kundrejt 60 të një Botërori më parë (35 për fituesen, 25 për vendin e dytë). Nëse hipotetizo­jmë një Itali që do ta nderonte pjesëmarrj­en të paktën deri në çerekfinal­e (pas eliminimit që në grupe në dy Botërorët e fundit), Federata "axurre" do të arkëtonte një shumë prej 25 milionësh, një çek që gjithsesi është jo pak i majmë.

TËRMET NGA ELIMINIMI

Por, në rast të një "apokalipsi" dhe një udhëtimi të munguar në Rusi, pa dyshim që ky fakt do të provokonte një zinxhir zhvlerësim­i të markës "Itali", me efekte jo ndoshta rrënuese, po natyrisht shumë të rënda në lidhje me arkëtimet që vijnë nga sponsorët dhe televizion­et. Të ardhurat vjetore të Federatës Italiane të Futbollit janë pak më pak se 45 milionë euro në vit (buxheti 2016). Federata ka sigluar në 2014-ën një kontratë 4-vjeçare me "Infront" dhe grupin "24 orë", të cilët deri në 2018-ën janë mbështetës­it e marketingu­t të federatës. Kontrata parashikon 57 milionë euro të ardhura për të gjithë periudhën, e thënë ndryshe 14.25 milionë euro vjetore të garantuara, pavarësish­t nga rezultatet e kombëtares. Këtyre shifrave u shtohen 18.7 milionë euro vjetore nga akordi me "Puma"-n deri në vitin 2022, i cili është sponsori i bazës teknike dhe, siç evidenton "Report Calcio 2016", por pa harruar edhe 13 sponsorë të tjerë, që investojnë në këtë "markë" të rëndësishm­e që është Italia. "Puma", përveç kësaj pagese fikse, i ofron kombëtares së parë edhe disa honorare të tjera milionere për evente speciale, siç ndodhi edhe në Europianin francez. Objektivi i deklaruar i drejtorit të përgjithsh­ëm në federatë, Mikele Uva, është ai i të arriturit te 70 milionë dollarë të ardhura nga marketingu. Por është e dukshme se mungesa e kualifikim­it për në "Rusi 2018", jo vetëm do ta bënte të paarritshë­m për objektiv, por do të kishte një efekt depresiv edhe në kontratat për t'u rinovuar me sponsorët, pas vitit 2018, për katërvjeça­rin e ardhshëm që të dërgon drejt Botërorit të radhës, "Katar 2022". Të tjera pasoja negative që do të lindnin, janë ato që lidhen me kontratat televizive. "Axurrët" garantojnë një mesatare prej 12 milionë spektatorë­sh, një hallkë e rëndësishm­e prej 8 milionë dollarësh. Për këtë arsye, televizion­i "Rai" i paguan federatës afro 25 milionë euro të drejta televizive, një shpenzim i pajustifik­ueshëm në të ardhmen, për një kombëtare jashtë Botërorit. Një situatë, e cila duhet shmangur absolutish­t me çdo kusht...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania