Panorama Sport (Albania)

Lamtumirë 4-2-4, një mes Imobiles e Belotit jashtë

-

Përshëndes­ni modulin 4-2-4, mund ta keni parë për herë të fundit. Kjo skemë me 4 sulmues, ose thuajse sulmues, ishte në shpresat e trajnerit Ventura "gjurma e tij" e veçantë te kjo Itali. Por, me këtë zgjedhje, Spanja i dha një grusht të rëndë, ndërsa me Izraelin erdhi paraqitja belbëzuese e radhës, e cila mund t'i ketë dhënë goditjen finale këtij aspekti taktik. Përpara ndeshjes me Izraelin, Ventura kishte nënvizuar se ky modul sulmues ishte arma për të "shtypur" të ashtuquajt­urat të vogla, por as me to, ky modul duket se nuk jep efekt. "Gropa" në mes - Dhe ndoshta, do të ketë një motiv, që pak skuadra të mbetura sot në botë, këtë rreshtim vazhdojnë e përdorin në formën e tij më të pastër, e thënë shkurt 4-4-2. Edhe Konte kur mbërriti në Torino kishte ideuar një Juventus me 4-2-4, por shpejt ndërroi, sepse për të përballuar një sulm me dy sulmues të mirëfilltë dhe dy anësorë ofensivë që luajnë shumë pranë zonës së kundërshta­rit, nevojiten dy shkatërrue­s të fortë përpara mbrojtjes, që të krijojnë volum, por Verrati dhe De Rosi jo vetëm vuajtën faktin që sulmi nuk i ndihmonte, por shpesh gjendeshin në situata ku rivalët e tyre lëviznin në hapësira 20-30 metra katrorë të pambuluar, duke hapur shumë "gropa" mes reparteve.

Insinje dhe sulmuesit - Pastaj vjen çështja e sulmit, bashkëjete­sa mes Belotit dhe Imobiles, e cila në asnjë moment nuk ka dhënë garanci. Vërtet kanë luajtur së bashku te Torino, pikërisht nën drejtimin e Xhampiero Venturës, por nëse për dikë mund të duken një luks i tepruar, në fushë, në të vërtetë nuk kanë ofruar ndonjë shkëndijë që të mahnisë. Fundja, janë lojtarë që nuk dinë të bëjnë edhe detyra mbrojtëse. Por nuk mbaron këtu... Nëse Kandreva duket perfekt për të bërë rolin e anësorit "puro", Insinje kurrsesi jo. Te Napoli luan në një sulm me tre, në të majtë, por nëse me Sarrin ka më shumë se një të tretën e fushës për vete, tek Italia ai qëndron në limitet e vijës anësore. Dhe kur i kërkohet të hyjë drejt qendrës dhe të tentojë portën, ose krosimin, ka shumë metra për të bërë dhe e gjithë paparashik­ueshmëria e tij shpërdoret. Për këtë arsye, nga sfida me Maqedoninë, Ventura do të ndryshojë, ndonjë në një 4-3-3, në një skemë ku ata që do të paguajnë me siguri do të jetë një mes Belotit dhe Imobiles, dy "pyka të rënda" që nuk lidhen së bashku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania