Panorama Sport (Albania)

Iniesta nxjerr blof Barçën për rinovimin, Juventusi nis sulmin

Media premton dopio-goditje: Duan edhe Pikenë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Barcelona po përjeton një nga periudhat më të vështira të historisë së saj dhe lamtumira e Nejmarit ka qenë shkaku kryesor që ka komplikuar edhe planet e drejtuesve aktualë të klubit, të cilët tashmë janë vënë në shënjestër edhe nga tifozët. Diçka e tillë nuk ishte parë prej shumë, por shumë vitesh, ndonëse largimi i braziliani­t duket vetëm problemi i parë që ka dalë në sipërfaqe, ndërsa të tjerë bëhen gati të shpërthejn­ë. Një mes tyre është rinovimi i Andres Iniestës. Lider absolut prej më shumë se një dekade dhe një futbollist me cilësi të rralla, i cili gjithashtu po mendon një largim nga katalanasi­t. Dhe kjo çështje është bërë edhe më e rëndë sesa duket, pasi nëse dy ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dilte përpara medias duke nënvizuar se ka tashmë një akord për rinovimin e lojtarit, ka qenë vetë Andres Iniesta, i cili ka nxjerrë blof presidenti­n e tij. Gazetarët që e kanë pritur përpara klubit, të cilët kanë dashur që të marrin një konfirmim në lidhje me lajmin, kanë marrë si përgjigje një "jo" të prerë, gati nervoze, duke konfirmuar se jo vetëm akord nuk ka, por edhe për të nënvizuar se mes spanjollit dhe drejtuesve diçka është krisur. Për më shumë, "El Gol Digital", shtyn edhe më shumë thikën në plagë, duke nënvizuar se Andres Iniesta nuk është i vetmi i pakënaqur në skuadër. Një tjetër titullar dhe lider i kuqebluve, mbrojtësi Xherard Pike, duket gjithashtu i vendosur për t'u larguar verën e ardhshme nga Barcelona, për të provuar një eksperienc­ë tjetër. Këto sinjale, duke iu bazuar sërish këtij burimi, janë kapur qartë nga klubi italian i Juventusit. Kampionët e Italisë, të cilët e tentuan që këtë verë Andres Iniestën, duket se do të mbajnë gjallë bisedimet me mesfushori­n, për të provuar një tjetër goditje "alla Pirlo" për verën e ardhshme. I pyetur përpara ndeshjes me Italinë, për këtë mundësi, edhe vetë Iniesta nuk e mohoi një mundësi për të luajtur me Juven, por nga dje mësohet

se "Zonja e Vjetër" do të kërkojë të bëjë një dopio-goditje në Barcelonë. Përveç Iniestës, do të synohet edhe Pike për të krijuar një mini-bosht katalanas në Torino, i cili pa dyshim që do t'i shtonte edhe më shumë cilësi, në dy repartet që këtë sezon duken problemati­ke

për Masimilian­o Alegrin. Natyrisht që afrimi i tyre nuk do të jetë i lehtë nga ana e Juventusit, pasi në një sezon shumë gjëra mund të ndryshojnë, por fakt është që kampionët e Italisë e kanë hartuar dhe kanë nisur që ta vënë në zbatim këtë plan merkatoje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania