Panorama Sport (Albania)

Bajern, Mateus kërkon ndëshkime

"Krisja mes trajnerit dhe Mylerit, pasojë e nënvlerësi­mit të Karlo Ançelotit"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Roli i zëvëndëska­pitenit të kampi onëve gjermanë, Tomas Myler ka shkaktuar një problem brenda klubit bavarez. Për një prej legjendave të kësaj skuadre, Lotar Mateus sheh pozitën e teknikut italian, Karlo Ançeloti në rrezik të madh. Në sfidën ndaj Verder Bremenit, Tomas Myler është aktivizuar nga fundi i lojës, çka ka shkaktuar një revoltë të madhe tek ai, duke e shprehur edhe në fund të sfidës përpara mediave ku tha: "Nuk e kuptoj se çfarë kërkon trajneri Ançeloti, por nuk janë vlerat që unë kam si lojtar." Mirëpo, që prej momentit që vetë Myler e ka bërë këtë deklaratë publikisht, ai ka patur edhe mbështetje nga lojtarë e legjenda të ndryshme, sikurse ka qenë edhe shoku i tij i skuadrës, Mats Humels, i cili ka thënë: "Nuk do të lejoj t'i ndodhë asgjë Tomasit." Madje edhe kapiteni i bavarezëve, Manuel Nojer ka thënë: "Myler është një lojtar me shumë vlera për skuadrën, ndaj mendoj se ai do të luajë

që prej fillimit në sfidat e radhës." Sipas së përditshme­s gjermane "Bild", legjenda e kampionëve gjermanë, Lotar Mateuse ka lidhur këtë krisje mes zëvëndëska­pitenit dhe trajnerit italian, me faktin se pozita e Ançelotit është nënvlerësu­ar nga lojtarët e skuadrës dhe kjo

është një prej pasojave të saj. Edhe fakti që Humels e Nojer kanë mbajtur një qëndrim të caktuar lidhur me këtë çështje, vërteton edhe më tepër se pozita e trajnerit ka rënë dhe për legjendën, kjo është duke u bërë diçka tepër shqetësues­e. "Është diçka tepër shqetësues­e kur lojtarët e një skuadre vënë në diskutim fjalët e trajnerit dhe vendimet që ai merr. Kjo është edhe një prej arsyeve përse ka nisur kjo krisje mes lojtarëve dhe vetë teknikut Ançeloti. Ata nuk duhet të diskutojnë lidhur me vendimet e tij, por t'i mirëkuptoj­në ato dhe t'i zbatojnë. Kjo është një çështje alarmante dhe për zgjidhjen e kësaj duhet të marrë masa vetë klubi i Bajernit. Deri tani, krerët nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim për këtë çështje shqetësues­e dhe kjo është e gabuar. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje, përpara se kjo situatë të marrë masa edhe më të mëdha", tha Matjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania