Panorama Sport (Albania)

Higuain-Bonuçi, bosët e Serisë A

Përfshirë edhe 20 trajnerët e klubeve elitare, kapërcehet pragu i 1 miliard eurove

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më në fund rikthe het edhe njëherë tjetër JuventusMi­lan. Nëse me blerjet e bëra këtë verë kuqezinjtë po tregojnë se kanë potenciali­n që të shqetësojn­ë realisht pretendent­et për titull, kuqezinjtë janë kthyer gjithashtu që të jenë edhe një forcë financiare, e cila mund të nisë të jetë në nivelet e kampionëve të Italisë. Nëse Juventusi është ende ajo që paguan më shumë paga dhe kjo për faktin e kampionëve që ka në grup, edhe Milani ka rritur ndjeshëm shpenzimet sivjet, si rrjedhojë edhe e lojtarëve të paguar. Nëse deri një vit më parë, 7.5 milionë eurot në vit plus bonuse të Higuainit dukeshin të paarritshm­e, ja tek erdhi rinovimi i Paulo Dibalës me 7 milionë euro dhe afrimi i Duglas Kostës, sërish në Torino, për një pagë prej 6 milionë eurosh neto. Ndërsa në shtëpinë e Milanit, "tanku" që paraprin karvanin është Leonardo Bonuçi me 7.5 milionë euro (së bashku me premiot mund të arrijë në kuotën 10 milionë, njësoj si Higuaini). Ai që ndjek, është Xhanluixhi Donaruma, i cili, pasi kërkoi me forcë për të qëndruar te Milani, u kompensua edhe me një shpërblim prej 6 milionë eurosh në vit, për pesë sezonet e ardhshme.

BILANCET - Në kompleks, hapin e madh e ka bërë sërish Juventusi, por edhe Milani, pasi krahasuar me një vit më parë, shpenzimet për pagat janë rritur ndjeshëm. Bardhezinj­të kanë kaluar nga 145 te 164 milionë eurot, ndërsa kuqezi nga 80 në 117 milionë. Me të

njëjtën përqindje rritjeje kanë ecur edhe Napoli (nga 75 te 81). Por ka edhe klube si Interi që kanë ditur të lëvizin në anën e kundërt. Zikaltrit, edhe pse kanë afruar lojtarë të tjerë sivjet në skuadër, kanë ditur që të ulin shpenzimet për pagat, duke kaluar nga 120 milionë eurot e vjetshme, te 82 milionë sivjet. Ajo që mbetet në të njëjtin nivel është Roma. Duke marrë parasysh të gjitha këto lëvizje, sivjet Seria A ka kaluar pragun e 1 miliard euro, saktësisht, 1 miliard e 13 milionë euro, duke llogaritur edhe pagat e trajnerëve të Serisë A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania