Panorama Sport (Albania)

Alegri, “pasaniku” i Serisë A, në Europë komandon Guardiola

Spanjolli i Sitit “mbulohet” nga 18 mln në vit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më të mirët stërviten nga më i riu, qoftë në Europë, qoftë në botë, por duke mbetur te kampionate­t respektive, konkretish­t te Seria A, pa dyshim që trajneri më i mirë për momentin është Masimilian­o Alegri, madje me këtë të fundit që në takimin e pak ditëve më parë në Gjenevë, u vlerësua edhe nga një legjendë si Sër Aleks Ferguson. Gjithsesi, duke mbetur te rangu i të mirëpaguar­ve dhe i më të paguarve në Serinë A, këtë listë e kryeson pikërisht 50-vjeçari nga Livorno. Masimilian­o Alegri, i cili mendoi dorëheqjen pas finales së Ligës së Kampioneve të humbur në Kardif, kundër Realit të Madridit, ndërroi mendje pas një takimi me drejtuesit e Juventusit dhe pas tij erdhi edhe rinovimi i kontratës, deri në vitin 2020, për një vlerë totale, përfshirë edhe bonuset vjetore, prej 7 milionë eurosh neto. Ndjekësi i tij më i afërt është trajneri i ri i Interit, Luçiano Spaleti, i cili, edhe pse firmosi për dy vite, do të marrë një pagë prej 4 milionë eurosh neto në vit. Në shkallën e fundit të podiumit është Vinçenco Montela. Strategu i Milanit gjithashtu rinovoi kontratën, pas ardhjes në krye të klubit të pronarëve kinezë dhe nga marrëveshj­a e vjetshme përfitoi një rritje page prej 800 mijë eurosh, duke e çuar përfitimin e tij vjetor në 3 milionë euro neto. Por, ndërsa këto janë klube me emër të madh, ai që ka bërë punën më fantastike në këto dy vite të fundit në Itali është Mauricio Sarri. Por, trajneri i Napolit e ka treguar se pasioni dhe puna vjen përpara çdo gjëje për të dhe, duke parë rezultatet e marra dhe rekordet e pikëve të vendosura për Napolin, 1.4 milionë eurot sezonale që fiton, duket se janë shumë pak për një mjeshtër të këtij sporti si Mauricio Sarri. TRAJNERËT NË BOTË

Nëse dalim jashtë kufijve të Italisë, kuptohet qartë se tashmë Pep Guardiola është shndërruar në një "markë" të mirëpaguar dhe për ta bërë të vetin, Mançester Siti e joshi me 18 milionë euro në sezon. Ai ndiqet nga rivali i tij i përjetshëm, Zhoze Murinjo, që është në spondën tjetër të Mançesteri­t, te "djajtë e kuq" të Junajtid, nga të cilët fiton 16 milionë euro në vit. I treti, italiani i Bajernit të Mynihut, Karlo Ançeloti. Ndërsa për pushtuesin e Europës, Zinedin Zidan të Realit të Madridit, vetëm vendi i tetë i renditjes, me 8 milionë euro në vit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania