Panorama Sport (Albania)

Reali klubi numër 1, Juve trefishon vlerën

Vetëm kampionët e Europës, Barcelona dhe PSG e lënë pas

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Jo, Xhixhi Bufon nuk vlen sigurisht vetëm sa një e shtata e Manuel Nojerit. Të paktën në fushë, ku portieri bardhezi është ende mes më të mirëve në botë. Por vlerësimet që lexoni në infografik­ën e mësipërme janë relative, pra çmimi i kartonit në merkato e ndërthurur me faktorë të tjerë të jashtëm si mosha dhe kohëzgjatj­a e kontratës: ja përse Bufon, 39 vjeç dhe me një kontratë që skadon në qershor, vlen më pak se portierët titullarë të 8 ekipeve më të shtrenjta të Champions-it.

MAJA - Tetë skuadra, mes të cilave Reali i Madridit, Barcelona dhe PSG- ja kanë skuadrën më të shtrenjtë sesa kampionët e Italisë. Ose më saktë, dy ekipet që kanë dominuar dekadën e fundit të futbollit botëror, duke përfituar edhe prej termave ekonomike (marketing, turne, sponsor...) nga triumfet e fituara në fushë dhe klubi që ka pas emirin e Katarit. Pastaj është "Zonja", e cila ka arritur të rilindë nga rrënojat e "Calciopoli"-t, duke ndërtuar një skuadër gati 900 milionë eurosh (300 milionë euro ishte vlera e ekipit në sezonin 2007/' 08 pas rikthimit në

Serinë A): më shumë edhe sesa dy Mançesterë­t, Çelsi dhe Bajerni i Mynihut, të cilat kanë edhe të ardhura më të larta se ato të bardhezinj­ve. Një e dhënë që dëshmon forcën e klubit, në gjendje për të joshur futbollist­ë klasi dhe largpamësi­a e drejtimit, e aftë të nuhasë

herët talentet dhe t'i blejë për çmime të pranueshme për t'ua rritur më pas vlerën. Aleks Sandro dhe Dibala, goditjet e merkatos së 2015- ës, janë shembuj emblematik­ë: braziliani i blerë për 26 mln euro sot kushton 70, ndërsa argjentina­si i paguar vetëm 40, sot vlen

200. Gjithnjë nëse do të ishin në shitje, sepse Juve ka refuzuar çdo ofertë, ashtu siç kanë bërë edhe ata të dy, të cilat kanë pranuar se janë të lumtur në Torino.

NUK KA MBARUAR - Pikërisht vera e Dibalës është simbol i një rritjeje të vazhdueshm­e:

kur PSG-ja la të kuptohej se do të kalonte 222 milionët në arkat e Barcelonës për të transferua­r Nejmarin, për javë të tëra tifozët bardhezinj ndjenë drithërima dhe në kokën e tyre kaloi edhe filmi i lamtumirës së Pogbasë. Por Juventusi doli haptazi se "Joya" nuk

ishte në shitje për asnjë çmim dhe, nga ana tjetër, Dibala as nuk ëndërroi që t'i kërkonte klubit ta shiste, ndryshe nga sa bëri francezi. Dhe propozimi për të veshur fanellën me numrin 10 solli përgjigjen e sulmuesit për Marotën: "Është një nder dhe vlen si një rritje rroge".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania