Panorama Sport (Albania)

Superstart, Interi kërkon pesë fitore radhazi për rekord

Spaleti ëndërron të shkojë në derbi me pikë të plota

-

Interi dhe Spaleti kanë një objektiv ambicioz që, siç ka nënvizuar "Corriere dello Sport", mund të jetë mrekullia e fillimsezo­nit: arritja me pikë të plota, ndoshta edhe në krye të klasifikim­it, në derbin me Milanin, 15 tetorin që vjen. Futboll apo fantashken­cë? Vetëm dy muaj më parë, përgjigjja më e kuptueshme do të kishte qenë e dyta, por tani, pas një vere intensive pune me metodën e Spaletit, tifozëria zikaltër mund të ëndërrojë nisjen më të mirë në historinë e klubit. Edhe pse, pasi ka mposhtur kundërshta­rë me koeficient të lartë vështirësi­e, që këtej e tutje kalendari është kthyer disi në favor.

MERITAT E LUÇIANOS - Në maj skuadrën zikaltër, e ardhur nga një sezon zhgënjyes, dukej se e priste një revolucion i thellë, por për shkak edhe të limitimit të investimev­e me qëllim respektimi­n e rregullave të "fair play financiar" të UEFA-s, drejtuesit i kanë dorëzuar Spaletit një skuadër që me disa përmirësim­e, por me strukturën e njëjtë të grupit të sezonit 2016- 2017. Pjesën tjetër e ka bërë ish- trajneri i Romës, i cili ka bërë të "rilindin" lojtarë që ishin në krizë dhe është bërë protagonis­t të një prej paraqitjev­e më të mira në nivel rezultates­h.

SHIFRAT - Që prej momentit që ka nisur të stërvitë, Spaleti ka

fituar në dy ndeshjet e para të kampionati­t vetëm në sezonin 2006- 2007, me Romën, dhe në sezonin 2007- 2008, sërish me verdhekuqt­ë. Në rastin e fundit, sukseset radhazi ishin 3 ( me Palermon, Sienën dhe Rexhinën), përpara barazimit me Juventusin. Ndërsa gjatë eksperienc­ës së tij me Zenitin, Spaleti

kishte fituar dy ndeshjet e para në sezonin 2011-2012 dhe katër të parat në sezonin 2012- 2013. Këtë vit, në saje të kalendarit, ka shansin të përmirësoj­ë rekordin. Të dielën në "San Siro" do të vijë si kundërshta­r Spali ( në stadium priten të jenë 60 mijë tifozë), më pas janë në program transferta­t me Krotonen dhe

Bolonjën, sfida në shtëpi me Xhenoan dhe ndeshja me Beneventon. Në letër duken takime të fituara, me mundësinë për të zgjatur serinë e fitoreve radhazi në 7. Në histori, Interi ka një rekord prej 7 suksesesh rresht të vendosur në sezonin 19661967, ndërsa Mançini ishte ndalur në 5 ( 2015- 2016).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania